Avantazhe dhe disavantazhe, shkaqe dhe pasoja, të dy marrëveshjeve me të cilat Shtetet e Bashkuara synojnë të izolojnë Kinën dhe Rusinë
Marrëveshjet
Me 5 tetor 2015 përfaqësuesit e 12 vendeve aziatike dhe amerikane kanë nënshkruar Partneritetin Trans – Paqësor (TPP, nga anglishtja Trans-Pacific Partnership). Bëhet fjalë për marrëveshjen rajonale më të gjerë të shkëmbimit të lirë të arritur ndonjëherë: ka të bëjë me ekonomi që vlejnë pothuajse 30 mijë miliard dollarësh PBB vjetor, 40 përqind të atij botëror dhe një të tretën e tregtisë ndërkombëtare. Marrëveshja është nënshkruar pas më shumë se 5 vitesh negociata, por duhet ende që të ratifikohet nga vendet e veçanta (SHBA, Kanada, Japponi, Australi, Brune, Kili, Malajzi, Meksikë, Zelandë e Re, Perù, Singapor dhe Vietnam). Në fakt, është parashikuar brenda fundit të 2016 përfundimi i marrëveshjes “binjake” me TTP-në, domethënë i TTIP-së (Partenaritetit Transatlantik për Tregtinë dhe Investimet, në anglisht Transatlantic Trade and Investment Partnership). Kjo e fundit do të duhet të krijojë një zonë ekonomike informe midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara…
[real3dflipbook id=”951″] |