Histori

Tradhëtarët më famëkëqinj: Mata Hari

A Portrait of Mata Hari, circa 1907Mata Hari mund të jetë një nga agjentët  e dyfishtë më të famshëm të historisë, por ajo nuk ishte një agjente e mirë. “Sekretet” që ajo fitoi nga burimet rivale gjermane dhe franceze ishin zakonisht lajme të vjetra. Aftësitë e saj në të vërtetë, me sa duket, ishin me shumë një bindje personale.
Lindur Margaretha Zelle në një familje të pasur holandeze që u gjend në kohë të vështira, ajo u nis si kuti postale për tek të afërmit, përfundimisht u martua me një burrë të ashpër disa vjet më i madh se ajo dhe duroi vite të tërë abuzime. Në momentin që ajo po i qasej të 30-ve, ishte e divorcuar, jetonte në Paris duke e quajtur veten Mata Hari, që do të thotë “syri i agimit” në Malajzisht. Ajo e rizbuloi veten si një balerinë tempulli nga India.
Nga 1905-1912, Hari u bë e njohur duke iu kthyer striptizmit në një formë teatrale arti. Megjithatë, për shkak të moshës së saj dhe peshës së rritur, ajo u zhvendos nga balerin ekzotike në Kurtizane. Një nga përkrahësit e saj të pasur francezë e rekrutoi atë t’i futej në shtrat një oficeri gjerman dhe të gjente sekretet e tij, në këmbim të parave. Por oficerit i hipi dyshimi dhe e ushqeu me informata të vjetra. Ndërkohë francezët kapën një mesazh nga Gjermania me emrin e koduar të Harit, i cili i bëri të besojnë se ajo ishte gjithashtu spiune për Gjermaninë.
Hari u arrestua dhe u mbajt në një burg francez, ku një publik kurioz ndenjti në radhë nëpër rrugë për të kapur një pamje të saj gjatë gjykimit. Ajo u dënua me vdekje për tradhëti dhe u nxorr nga qelia e saj, me krye të mbajtura lartë duke refuzuar të mbante një maskë. Me të parë një skuadër pushkatimi me 12-burra, ajo u fryjti atyre një puthje, para se ta qëllonin dhe u vra në vitin 1917.

Leave a Reply

Back to top button