Histori

Tradhëtarët më famëkëqinj: Robert Ford

Robert_FordJesse James mund të ketë qenë një nga të paligjshmit më famëkëqinj të Shteteve të Bashkuara, por njeriu që e qëlloi atë mori mllefin e brezave. James udhëhoqi Bandën James në një seri plaçkitjesh gjatë fundit të 1800 që kishte për qëllim çdo gjë, nga bankat tek trenat, tek njerëzit e zakonshëm. Plaçkitjet vazhduan për rreth 16 vjet në të gjithë qendrën e Perëndimit, duke i ardhur një fund i papritur në vitin 1876, kur banda vrau dy persona gjatë një grabitje banke të pakujdesshme. Disa anëtarë të bandës u kapën, por Jesse James arriti të shpëtonte, duke plaçkitur vetëm një tren më shumë në vitin 1880 – në të njëjtin vit kur një guvernator nga Missouri vuri një çmim për kokën e tij.
Doli se, Robert Ford, një anëtar i bandës së vet James-it, do të bëhej tradhtar. Më 3 prill 1882, ai vrau Jamesin duke e qëlluar atë në shpinë. Ford e vrau James jo vetëm për $ 10,000 si shpërblim të cilat ai i kishte planifikuar t’i ndante me të vëllain e tij Charl-sin, por edhe për shkakun se guvernatori i Missourit i kishte premtuar vëllezërve se krimet e tyre do të faleshin.
Pas Fordi vrau Jamesin, ai nuk u prit si hero ashtu si ai shpresonte, apo edhe të merrte tërë shpërblimin. Në vend të kësaj, ai u etiketua frikacak dhe u kthye në endacak. Ironikisht, Ford arriti fundin e tij, kur një shok e qëlloi në gjoks, duke kërkuar famë për vrasjen e frikacakut të fundit.

Leave a Reply

Back to top button