Histori

Tradhëtarët më famëkëqinj: Robert Hanssen

hanssen

Ja një person që e befasoi publikun e SH.B.A.. Robert Hanssen, një agjent i FBI-së për 25 vjet dhe një tip familjar që shkonte rregullisht në kishë, ishte njëkohësisht agjent i dyfishtë, që kisht një kohë të gjatë që punonte për Bashkimin Sovjetik.
Hanssen punoi si ndërlidhës ndërmjet FBI-së dhe zyrës përgjegjëse për ndjekjen identiteteve të spiunëve që punuan në SHBA. Nga fillimi i viteve 2000, hetuesit besonin se ai kishte 20 vjet që ndante sekrete shtetërore. Ata dyshuan se ai kishte zbuluar identitetin e dhjetëra agjentëve sovjetikë që punonin për SHBA-në dhe çoi në vrasjen e disave prej tyre.
Dhe Hansseni nuk u ndal me aq. Ai furnizoi qeverinë sovjetike me planet amerikane, duke përfshirë procedurat për trajtimin dhe kundërpergjigjen në rast të një sulmi bërthamor sovjetik. Megjithëse ai ishte paguar $ 1.400.000 dhe disa diamante për përpjekjet e tij, kolegët thanë se duket se ka qenë më i motivuar prej dëshirës për të luajtur lojën e spiunit, se sa prej lakmisë.
Hanssen u kap kur FBI pagoi një ish-agjent të KGB-së të bëjë të ditur identitetin e urithit që vepronte në FBI. Në vitin 2002, Hansseni u shpall fajtor me 15 akuza për spiunazh dhe komplot. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Leave a Reply

Back to top button