Histori

Tradhëtarët famëkëqinj të historisë: Benedict Arnold

BenedictDeri në kohën kur Benedict Arnold-i arriti moshën e rritur, kufizimet financiare të familjes e kishin detyruar atë të tërhiqet nga shkolla; ethet e verdha i kishin vrarë tre vëllezërit e motrat e tij dhe ai do të bëhej përgjegjës për babain, një alkoolist shpesh i burgosur që prishi pasurinë e familjes.
Arnoldi arriti të bëhet një tregtar ndërkombëtar, suksesi financiar i të cilit u pengua nga ligjet tatimore britanike. Ai luftoi duke u bashkuar me grupin ushtarak, bijtë e Lirisë, ndonjëherë duke përdorur paratë e tij për të trajnuar dhe për të pajisur trupat. Betejat e suksesshme kundër britanikëve fituan admirimin e George Washingtonit dhe Thomas Jeffersonit, por mori edhe nje plage ne kembe nga e cila do te vuante gjithe jeten. Me udhëheqësit civilë qe kufizonin furnizimet për ushtrinë dhe mbështetjen popullore për Revolucionin Amerikan ne renie, Arnoldi i zhgënjyer filloi të mendojë se vendi i tij mund të jetë më mirë nën sundimin britanik.
Ai ishte emëruar për të drejtuar West Point, një pozicion kyç ushtarak gjatë Luftës Revolucionare. Arnoldi tradhtoi Amerikën duke ofruar shitjen e planeve të kështjellës, duke përfshirë vendndodhjen e magazinave të armatimit dhe sekretet e tjera të luftës, tek britanikët, për një shumë që do të barazohej me $ 3.000.000 sot.
Kur ky komplot tradhetar u zbulua në vitin 1780, Arnoldi u shnderrua nga hero në zero. Ai u dënua për tradhëti, dhe emri i tij është fshirë nga të dhënat ushtarake. Arnoldi filloi luftën për Anglinë dhe përfundimisht u zhvendos në Londër. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për të hyrë në zemrën e kompanive tregtare britanike dhe të ushtrisë britanike. Ishte i pasuksesshëm në të dy perpjekjet dhe vdiq në vitin 1801.

Leave a Reply

Back to top button