Magazine

TRADHETARET ME TE MEDHENJ TE HISTORISE / A mundet një fletëpalosje të vrasë një president?

Abraham Zapruder ndodhet me kamerën e tij 8mm pranë Elm Street në Dallas, në orën 12.30 të 22 nëntorit 1963, kur filmon 26.6 sekonda nga momenti i vrasjes së Presidentit John F. Kennedy. Zapruder Im ëstë bërë i famshëm – edhe pse goditja fatale nuk ishte e dukshme në atë kohë. Frame-n 313 – momenti kur plumbi godet kokën e Kennedyt – mungonte kur doli filmimi. Zapruder ishte një frimason – dhe më pas pati shumë dyshime se mos Kennedy kish qenë viktimë e një shoqërie të fshehtë. Po ja cila është e vërteta: Zapruder e hoqi vërtetë frame 313 – por vetëm prej respektit për Kennedyn dhe familjen e tij. Megjithatë, ajo teori komploti qarkullon ende sot, ashtu si mijëra të tjera, ndonëse shumica janë hedhur poshtë tashmë.

Gjithësesi, mund të thuhet se Kennedy ka qenë viktimë e një komploti – një komplot ku ishin të përfshirë segmente të popullsisë amerikane. Sepse nëse një president shpallet armik publik për një kohë të gjatë, dikur një fanatik do të vendosë të shkelë këmbëzën dhe të vrasë të akuzuarin si tradhëtar. Siç ndodhte në kohën e Kennedy: Fillimi i viteve 1960 ishte një periudhë trazirash dhe Kennedy ishte për një politikë ndryshimi. Ai vinte pikëpyetje serioze mbi rolin e Amerikës në Luftën Civile, kish në plan të reformonte imigrimin, dhe punooi për t’i dhënë fund segregimit racor. Kjo e vendoste në shënjestër të radikalëve të djathtë.

Në 30 shtator 1962, kur James Meredith u përpoq të bëhej i pari afro amerikan që regjistrohej në Universitetin e Mississipit, pati protesta nga segregacionistët. Kennedy dërgoi 3000 trupa federaleqë të garantonte pranimin dhe sigurinë e Meredith.

Disa amerikanë e panë këtë si tradhëti. Sidomos në shtetet jugore, Kennedy u bë armiku publik nr. 1. Racistët i shihnin amerikanë e bardhë që mbështesnin të drejtat e zezakëve, si “tradhëtarë të bardhë”, dhe u shpallën luftë. Një viktimë e mundshme ishte Kennedy. Dy ditë para vrasjes së tij, 15 mijë postera të vegjël me fotografinë e tij dhe me fjalët “Kërkohet për tradhëti”, u shfaqën në rrugët e Dallasit. Komisioni Uorren më vonë do të zbulonte autorin e tyre: ish gjenerali Edvin Ualker. Fletëpalosja akuzonte Kennedyn për tradhëti të lartë, që është e ndëshkueshme me vdekje. Kennedy u vra dy ditë më vonë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button