Psikologji

Trajtim shtëpiak për thonjtë

 

Nëse dëshironi që të keni thonj të fortë dhe që  rriten më shpejt mund ta provoni mënyrën natyrore me hudhra.

E gjitha ajo që duhet të bëni është të shtypni një thelpi hudhre dhe me të të fërkoni thonjtë tuaj, pasi ata janë pa manikyr ose ndonjë trajtues tjetër. Mbani hudhrën në thonj rreth gjysmë ore e më pas  lani duart.

Që ta largoni aromën e hudhrës në mënyrë që sa më lehtë, aplikoni pak limon dhe me të fërkoni duart. Limoni gjithashtu i forcon thonjtë. Por ju mund të realizoni edhe një rigjenerues për forcim dhe rritje më të shpejtë të thonjve, në kushtet e shtëpisë, gjithashtu nga hudhra.

Receta:

Prisni imët një thelpi hudhre dhe bashkojeni me një llak pa ngjyrë, enkas për thonj. Lëreni që të qëndrojë 48 orë. Çdo dy ditë i lyeni thonjtë me të, mos i hiqni shtresat për 4 ose 5 herë. Pas herës së pestë e pastroni shtresën dhe filloni përsëri me lyerje. Pas 2 ose 3 javëve do të jeni të kënaqura me rezultatin. Receta ka paksa një aromë më intensive të hudhrës, por ajo zhduket shpejt.

Leave a Reply

Back to top button