Analiza

Trashëgimia e tradhëtuar e Evropës

agoraNga Frank Furedi*

Nëse duhen besuar mbështetësit e BE-së, Evropa është vërtetë një lule e brishtë. Politikanët dhe komentatorët kanë paralajmëruar vazhdimisht publikun, në lidhje me kërcënimin që vjen nga të ashtuquajturat lëvizje populiste në të gjithë kontinentin. Martin Shulc, kryetari socialist i Parlamentit Evropian, lëshoi alarmin e fundit para zgjedhjeve të fundit presidenciale në Austri, duke paralajmëruar se “karakteri i Europës do të ndryshonte”, nëse do të fitonte Norbert Hofer, kandidati i ekstremit të djathtë të Partisë së Lirisë. Është shumë e paqartë se si një njeri mund të ndryshojë karakterin e një kontinenti të tërë, thjesht duke u zgjedhur në një post kryesisht ceremonial.

E mjegullt mbetet edhe sesi dikush duhet të përcaktojë karakterin e Evropës, ose mbi ç’baza Shulc mund të pretendojë të jetë një autoritet mbi këtë çështje. Evropa ka qenë gjithmonë një koncept i kontestuar. Në terma gjeografike, pyetjes se ku fillon dhe mbaron Evropa nuk i është dhënë asnjëherë një përgjigje shteruese. Jo shumë kohë më parë …

[real3dflipbook id=”1187″]

Leave a Reply

Back to top button