Kulture

Tre elementët në themel të qytetërimit europian

Në fillimet e tij, qytetërimi europian përbëhej nga këta tre elemente:

  1. Kultura e Greqisë dhe Romës së lashtë.
  2. Kristianizmi, që ishte një degë e fesë së Hebrenjve, Judaizmit.
  3. Kultura e luftëtarëve gjermanë, që pushtuan Perandorinë Romake.

Qytetërimi europian ishte një përzierje.

Pikëpamja e grekëve ishte se bota është e thjeshtë, logjike dhe matematike. Pikëpamja e të krishterëve ishte se bota është e ligë, dhe vetëm Krishti shpëton. Pikëpamja e luftëtarëve gjermanë ishte se lufta është argëtim. Pikërisht kjo përzierje e pazakontë, ishte ajo mbi të cilën u ngrit qytetërimi europian.

Si funksiononte kjo përzierje? Luftëtarët gjermanë, u shndërruan në kalorës të krishterë. Mësimet greko-romake u vunë në funksion të kristianizmit. Kisha, në mesin e kësaj aleance të çuditshme, ia del që ta mbajë të gjithë ngrehinën të bashkuar. Mësimi është i krishterë, kalorësit janë të krishterë, bota është Krishtërimi, mbretëria e Krishtit. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close