Histori

Tre pikat kulmore të shekullit që kaloi, të cilat i dhanë formë botës si e njohim sot

Screen Shot 2016-04-22 at 13.50.23Lufta e Parë Botërore: Në vitin 1913, Europa Perëndimore ishte qendra ekonomike dhe politike e botës. Ajo gjeneronte një të tretën e prodhimit botëror (qoftë edhe duke e matur me paritetin e fuqisë blerëse, që rrit pjesën e vendeve të varfër mbi ato të normave të këmbimit të tregut). Perandoritë europiane kontrollonin pjesën më të madhe të botës, në mënyrë direkte ose indirekte. Biznesi europian dominonte tregtinë dhe financën botërore. Ndërkohë që SHBA kishte më të madhen ekonomi kombëtare të integruar, ajo mbetej gjithësesi në periferi.

Ky realitet u “hodh në erë” prej rivaliteteve mes fuqive të mëdha. Lufta solli revolucionet komunistë në Rusi (dhe të tjerët). Ajo e zhvendosi ekuilibrin e fuqive përtej Atlantikut. Ajo e la stabilitetin e ekonomisë globale në mëshirë të SHBA, që tashmë ishte kredidhënësi kryesor i botës. Lufta i dobësoi fuqitë e vjetra perandorake. Ajo shkatërroi vetëbesimin e Europës. Më tej, Depresioni i Madh, nazizmi dhe Lufta e Dytë Botërore bënë atë që nuk kishte bërë Lufta e Parë Botërore. Kur erdhi zbarkimi në Normandi, ekonomia e botës ishte shpërbërë tashmë, Europa ishte në gjunjë dhe Holokausti i neveritshëm po vazhdonte. Katastrofa ishte e plotë.

Zbarkimi i Aleatëve në Normandi, fundi i Luftës së dytë: Suksesi i zbarkimit të Aleatëve në plazhet e Normandisë garantoi që fitorja në Europë nuk do i përkiste vetëm një fuqie totalitare. Nën mbrojtjen e SHBA, do të dilte një Europë Perëndimore e lirë dhe demokratike. Ndarja e pasluftës në Europë ishte një tragjedi, ndonëse e pashmangshme: SHBA nuk mund të luftonte Bashkimin Sovjetik, menjëherë pas aleancës që kish patur me të. Por, SHBA tashmë e angazhuar, mbrojti lirinë e Europës perëndimore përmes NATO-s dhe nisi procesin e riintegrimit të ekonomive europiane dhe transatlantike përmes Planit Marshall, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Europë dhe Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë. Ndërkohë, krijimi i Komunitetit Europian të Çelikut dhe Qymyrit me 6 anëtarë në viti 1951, hapi rrugën për Bashkimin Europian 28-anëtarësh që kemi sot.

1989: Fundi i Luftës së Ftohtë: Ndërkohë që viti 1989 nuk është i vetmi vit që shënon fundin e botës së ndarë të pas 1945-ës, ai shënoi fundin e ndarjeve të Luftës së Ftohtë në Europë dhe çoi drejt kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Ten Hsiaopini kishte futur tashmë Kinën në “rrugën e reformave dhe hapjes”, që në vitin 1978. Por mohimi prej tij i reformave të Mikhail Gorbachevit në vitin e revolucioneve demokratikë, përcaktoi natyrën e zhvillimit të Kinës: një sintezë mes një ekonomie tregu nga poshtë-lart dhe një politike nga lartë-poshtë. Ngjitja e Kinës ka shkaktuar admirim, megjithatë sfidat e ngritjes së një vendi nga mjerimi në një status me të ardhura të mesme ndryshojnë nga sfida e krijimit të një ekonomie me të ardhura të larta.

Leave a Reply

Back to top button