Psikologji

Tri doktrinat e taoizmit që do t’ju ndihmojnë të keni kontroll mbi jetën tuaj…

A ju ka ndodhur të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e keni humbur kontrollin mbi jetën? Dhe nuk di se çfarë është mirë e çfarë është keq. Gjithsecili nga ne i ka këto ditë dhe është normale. Kam vendosur të ndryshoj situatën dhe kjo është gjysma e punës. Duhet të di si ta bëj. Të gjithë kemi makthet tona, çdo ditë dhe secili ndryshe. Përpjekjet tona të vogla e të mëdha meritojnë duartrokitje. Esenca e filozofisë orientale është se sekreti i kontrollit mbi jetën tënde nuk është veprimi. Natyrisht ky pohim nuk është i lidhur me konceptet kyç të qytetërimit perëndimor si “puna duhet të shpërblehet” dhe një kërkim i përjetshëm i suksesit. Por “mosveprimi” është shtylla e filozofisë taoiste dhe quhet Wu-wei ose veprimi përmes mosveprimit. Kjo konsiston në tri faza: besimi, vlerësimi dhe thjesht të jetosh.

Beso.

Kujtohu se çdo gjë që të ndodh në jetë të ndodh për ndonjë motiv, pra ki besim tek situata dhe pranoje. Nëse ndonjë gjë nuk i përmbush shpresat e tua, ndoshta nuk ke nevojë. Mos lër që vështirësitë të të thyejnë, nuk duhet të dorëzohesh. Mëso të pranosh si realitet atë që s’mund ta ndryshosh.

Qetësohu.

Mendja jote do të ndërhyjë gjithsesi, por nuk duhet të dekurajohesh për këtë, nuk duhet të dorëzohesh. Ki besim tek intuita jote dhe universi do të bëjë punë e vet. Duhet të buzëqeshësh çfarëdo që të ndodhë. Jeta është e bukur, mos harro!

Çmo atë që ke.

Përpiqu t’i jesh mirënjohës fatit për dhuratat e vogla që të jep, një qiell të pastër mbi kokë, aroma e ozonit pas shiut, cicërima e zogjve dhe një autobus në orar. Një faleminderi për gjithçka ke dhe do ta vësh re se ke kohë që nuk ankohesh për jetën ose për shumëçka të mungon. Mjafton ta ndërrosh këndin nga e sheh jetën, merre si një dhuratë, jo si një vend ku duhet të përballosh pengesat. Fillimet nuk janë të lehta. Kjo është rruga nga e cila duhet të kalosh. Çmoji njerëzit që do, jepu të gjithë dashurinë dhe zemrën. Jeta mund të ndërpritet në çdo moment dhe ti nuk do ta falësh kurrë veten që nuk pate kohë të thuash apo të bësh ndonjë gjë. Kujtoji vetes të çmojë atë që ke. Mëso të falësh edhe pse nuk arrin të harrosh.

Thjesht jeto.

Zbato thënien e Dekartit, “Cogito ergo sum” mendoj, pra ekzistoj. Mendo, jepi vlerë jetës tënde, analizo të kaluarën dhe provo të imagjinosh një të ardhme më të mirë. Mendo sesa atome janë transformuar në univers në mënyrë që të vije dhe të formoheshe. Ky është hapi i parë që duhet bërë. Mendo për të ardhmen tënde, por ki kujdes, mos e lër veten të ta marrin vizionet dhe fantazitë. Jo çdo gjë mundet dhe duhet të ndodhë. Tek e fundit jeta është një lojë dominosh. Ji mirënjohës për të tashmen dhe pranoje me zemër. Intuita jote do të të udhëheqë përgjatë gjithë jetës. Shumë shpejt do ta kuptosh se rreth e rrotull ka shumë mundësi. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button