Magazine

Tri fytyrat e Romës

Më duket se kam jetuar tre jetë gjatë këtij udhëtimit tim në Romë. Udhëtimi ka qenë jo thjeshtë një eksplorim i vendit, por, ashtu si një udhëtim që vlen, ka qenë më shumë një zbulim dhe iluminim i vetvetes. Vetëm përmes eksperiencës mësova se vëmendja dhe plotësimi i fantazisë që më ofroi Hassleri do t’i hapte rrugë një ndjenje dëshirimi. Që ulja e vështrimit tim tek ai pensioni familjar do të frymëzonte një dëshirë për investim në vend. Që kalimi i lumit Tiber drejt pavarësisë, do të më bënte të zbuloja një ndjesi lidhjeje dhe thjeshtësie, që e dua aq shumë, si në udhëtim, ashtu edhe në jetë

Rome

Andrew McCarthy

Eshtë mesnatë – kambanat e Kishës sapo ranë. Hëna është një ditë pas të plotës. Jam duke ngrënë akullore teksa qëndroj në shkallët e shatërvanit në mes të Sheshit “Santa Maria di Trastevere”, në Romë. Jam ndërmjet një të dehuri dhe një çifti që puthen plot shije. Qindra njerëz të tjerë “gumëzhijnë” përreth meje. Jam thellë në një eksperiment që do të shndërrohet në një ide shumë të mirë.

E kam vizituar edhe më parë Romën. Kam qëndruar në hotele superluksozë, në pensione të familjeve romane, dhe në apartamente privatë, dhe në secilin prej këtyre rasteve kam patur nga një ndjesi të ndryshme për qytetin. Por këtë herë kam vendosur të kombinoj të tre llojet e strehave, në një udhëtim. Do ta filloj duke jetuar në bollëk, do të zbres më pas në një nivel të arsyeshëm jetese dhe më pas në një nivel të lirë – në tre lagje shumë të ndryshme. Dua të shoh se si vendndodhje dhe akomodime të ndryshme ndikojnë në eksperiencën time. E kam çliruar veten nga detyrimi për të parë gjëra të veçanta; jam këtu për të zbuluar ritmin dhe sjelljet e secilës lagje, dhe ndoshta disa prej sekreteve të tyre.

Kështu që, e filloj nga maja…

[real3dflipbook id=”889″]

 

Leave a Reply

Back to top button