Your Life

Trupi, intuita, natyra: tre miq që të tregojnë rrugën

Dëgjoni simptomat e përsëritura

Kur një simptomë kalon dhe pastaj përsëritet prapa disa herë, ajo po thotë se jemi kokëfortë dhe të patundur, dhe se jemi fiksuar në një stil jetese ose zgjedhjeje që nuk është për ne, ose është i vjetëruar. Varet nga ne që të ndryshojmë: trupi tashmë e di, është mendja që reziston dhe kjo ka të ngjarë që ta bëjë simptomën kronike.

Regjistro njohuri dhe ide të reja

Shpesh, në rutinë e sipër, na vijnë njohuri dhe ide të mrekullueshme për atë që do të donim të bënim dhe ndryshonim, por që ripërthithen menjëherë po nga kjo rutinë, për të mos u shfaqur më, ose vetëm herë pas here, pa mundur që ta merrni vërtetë në konsideratë. Vendosni që t’i mbani shënim kur ju mbërrijnë. Kështu mund t’i zhvilloni ato.

Përfitoni nga ritet e sezonit

Ciklet e diellit, hënës dhe stinët, së bashku me ritet fetare dhe popullore, ofrojnë – për ata që duan – momente jashtë të zakonshmes, për ripërtëritjen dhe transformimin. Pse të mos përfitoni prej tyre nëse keni nevojë për to? Mundohuni të informoheni për domethënien e thellë të këtyre pasazheve: të qënit në harmoni me ndryshimet e natyrës, e bën vendosmërinë tuaj më të fortë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button