Shkence

Truri ynë krijon struktura deri në 11 dimensione, thonë shkencëtarët

Truri vazhdon të na befasojë me kompleksitetin e tij madhështor. Studime të fundit, që kombinojnë neuroshkencën me matematikën, na tregojnë se truri ynë krijon struktura nervore me deri në 11 dimensione kur përpunon informacionin. Me “dimensione”, nënkuptohen hapësira abstrakte matematikore, jo fusha të tjera fizike. Megjithatë, studiuesit “gjetën një botë që kurrë nuk e kishim imagjinuar”, tha Henry Markram, drejtor i projektit Blue Brain, i cili bëri zbulimin.

Qëllimi i projektit Blue Brain, i cili është me qendër në Zvicër, është të krijojë një simulim digjital “të detajuar biologjikisht” të trurit njerëzor. Duke krijuar trurin digjital me një nivel “të paprecedentë” të informacionit biologjik, shkencëtarët synojnë të avancojnë kuptimin tonë të trurit njerëzor, tepër të ndërlikuar, i cili ka rreth 86 miliardë neurone.

Për të marrë një pamje më të qartë se si një rrjet i tillë i madh vepron për të formuar mendimet dhe veprimet tona, shkencëtarët kanë përdorur superkompjutera dhe një degë të veçantë të matematikës. Ekipi e bazoi studimin e tij aktual në modelin digjital të neokorteksit, që përfundoi në vitin 2015. Ata provuan mënyrën se si reagoi ky neokorteks digjital duke përdorur sistemin matematikor të topologjisë algjebrike. Kjo u lejoi atyre të përcaktojnë se truri ynë vazhdimisht krijon forma shumë të ndërlikuara gjeometrike shumë-dimensionale dhe hapësira që duken si “kështjella rëre”.

Pa përdorur topologjinë algjebrike, një degë e matematikës që përshkruan sisteme me cilindo numër të dimensioneve, vizualizimi i rrjetit shumëdimensional ishte i pamundur. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button