Analiza

Tundimi i Europës: Mjaft me sanksione kundër Putinit

Por si ta fitojmë nga Moska atë “sinjal” që Europa pret e reklamon? Diplomacia formale e informale është në punë. Në Bruksel nënvizohet sesi Rusia është duke respektuar marrëveshjet e Minskut, siç është respektimi e armëpushimit në frontin ukrainas. Dy ditë më parë Putini ka patur një dialog me Cameron, Hollande, Merkel e Poroshenko. Ndofta, pas deklaratave të papajtueshmërisë, diçka është duke lëvizur.

Vladimir Putin's working visit to Mongolia

Në ditën kur miratohen një seri sanksionesh të rinj kundër Krimesë, udhëheqësit europianë pyesin si të bëjnë për të arritur një ulje të përshkallëzimit që i jep fund luftës së re të ftohtë dhe të risjellë Putinin e Rusinë në “koncertin” ndërkombëtar. Ka qënë kjo tema që ka monopolizuar diskutimin në drekën e Këshillit Europian me të cilën është mbyllur presidenca italiane e Europës së bashkuar. Objektivi nuk është i thjeshtë për t’u arritur. Por ndërkohë që tonet zyrtare mbeten të ashpra nga njëra anë dhe nga tjetra, diplomacia informale është duke punuar intensivisht për të individualizuar një sinjal që lejon një përmbysje të një tendence që të gjithë e gjykojnë ekstremisht të rrezikshme.
Që në G20 e Brisbane-it në nëntor, pikërisht kur Putini është dukur më i izoluar, erdhën dyshimet e para, ose pyetjet “çfarë të bëjmë më pas?”, bilancet e para alarmuese me kosto ekonomike, por edhe politike, që lufta e sanksioneve është duke u imponuar jo vetëm Rusisë, por edhe ndaj Perëndimit. Dhe në tryezën e Brukselit, udhëheqësit europianë kishin vëzhgonin raportet për uljen e rublës dhe për vështirësinë e ekonomisë ruse, e rrënuar nga sanksionet si dhe rënia e çmimit të naftës. Paradoksalisht, konfirmimi i efikasitetit të embargos europiane e amerikane, nuk ka gëzuar askënd. Fakti që Rusia është në një situatë të vështirë ekonomike nuk është një lajm i mirë. Para së gjithash për qytetarët rusë, por nuk është një lajm i mirë as për Ukrainën, për Europën e për pjesën tjetër të botës”, ka komentuar përfaqësuesja e Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Një analizë e ndarë në mënyrë pothuaj unanime në tavolinën e udhëheqësve europianë. “Rusia duhet të nxirret jashtë Ukrainës dhe të futet në çështjet e mëdha ndërkombëtare. Një Rusi në vështirësi nuk i vlen askujt”, thotë Matteo Renzi.
Motivet që shtyjnë europianët për të kërkuar me çdo mënyrë një përmbysje të tendencës janë të paktën tre. E para është kostoja ekonomike gjithmonë e më e kripur, që sanksionet imponojnë mbi Europën, shumë më shumë sesa ndaj Shteteve të Bashkuara, e mbi të gjitha ndaj vendeve balltike e Europës Lindore, që varen shumë nga tregtia me Moskën. Një kosto që do të bëhej katastrofike nëse kriza ekonomike ruse çon Moskën drejt një falimenti tjetër.
Motivi i dytë është ai i rendit publik. Perëndimi kupton se sa do të ishte e dobishme që ta kishte Rusinë si partnere në të gjitha teatrot kryesore të krizës ndërkombëtare. Nga Siria në luftë kundër Kalifatit Islamik, tek Lindja e Mesme e tek Irani, mungesa e Moskës, e marrëdhënieve të saj të konsoliduara diplomatike në rajon ndihet ndjeshëm. Pa llogaritur që kursi i ri i inaguruar nga Putini, që finacon hapur lëvizjet populiste dhe ekstremiste, si Frontin Nacional e Lega-n, fillon e të futin frikën.  Një Rusi që i fryn zjarrit të neonacionalizmit e të antieuropianizmit të çon në kohët e Luftës së Ftohtë, kur BRSS financonte partitë komuniste dhe lëvizjet guerilase.
Motivi i tretë është frika që Kongresi Amerikan, tashmë i kontrolluar nga Republikanët, mund të shtyjë Washingtonin në një politikë gjithmonë e më shumë agresive kundrejt Moskës, me shpresën që kriza ekonomike mund të sjellë kundërvënie ndaj qeverisjes së gjatë të Putinit. Pikërisht dje Kongresi ka miratuar sanksione të reja edhe më të ashpra kundër Rusisë. Obama është nxituar të shpjegojë që për tani nuk ka ndërmend t’i aplikojë. Por presioni i koservatorëve në Shtëpinë e Bardhë mund të bëhet i papërballueshëm nëse nuk regjistron në kohë të shpejtë një përmbysje të tendencës në raport me Moskën.
Të gjithë këta shqetësime janë ndarë në nivel europian. Por për ta përmbysur tendencën, do të duhej që nga Kremlini të arrinte një sinjal çtensionimi. Përndryshe, siç ka paralajmëruar dje Angela Merkel, “sanksionet do të mbeten të pashmangshme”. Shqetësimi kryesor i Gjermanisë, që për më shumë është duke paguar një çmim të kripur në frontin ekonomik, është ai ruajtjes së unitetit të europianëve, që tani i ka lejuar Bashkimit Europian të kryejnë një rol jetësor në krizën ukrainase. Por dje ky front ka shfaqur çarjet e para. “Nëse Rusia jepte sinjalin që jemi duke pritur, nuk do të kishte motiv të miratoheshin sanksione të reja e përkundrazi duhet të kërkojmë të kuptojmë si të fillojmë një ulje të përshkallëzimit nga ana jonë”, ka thënë presidenti francez Hollande. Dyshime mbi embargon edhe nga qeveria austriake e nga ajo daneze, ndërkohë që Renzi është limituar të thotë “absolutisht të kundërtën” për sanksione të reja.
Por si ta fitojmë nga Moska atë “sinjal” që Europa pret e reklamon? Diplomacia formale e informale është në punë. Në Bruksel nënvizohet sesi Rusia është duke respektuar marrëveshjet e Minskut, siç është respektimi e armëpushimit në frontin ukrainas. Dy ditë më parë Putini ka patur një dialog me Cameron, Hollande, Merkel e Poroshenko. Ndofta, pas deklaratave të papajtueshmërisë, diçka është duke lëvizur./corriere.it/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button