Analiza

Tundimi për t’iu riafruar Bashar Al-Asadit

Nga Bernard Guetta

Screen Shot 2015-03-01 at 7.41.26 PMPërveçse ka ngjallur zemërim në mesin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, udhëtimi i katër parlamentarëve francezë për në Damask, është shenjë e qartë e një vullneti të përbashkët, gjithnjë e më të përhapur, për t’u riafruar me regjimin e Bashar Al-Asadit.
Debati nuk është i kufizuar vetëm në Francë, por po rritet në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Evropës, dhe tani gjëja e fundit për t’u bërë, do të ishte nënvlerësimi i atyre, që e mbështesin këtë ndryshim raportesh, me qeverinë siriane.
Asnjë diplomat, gazetar, parlamentar apo diplomat, nuk ka simpatinë më të vogël ndaj këtij rregimi, ose do të deshte të zvogëlonte mizorinë e krimeve të kryera nga Damasku. Arsyetimi i tyre është i thjeshtë:mes dy të këqijave, është më mirë të zgjedhim më të voglën.
Në këtë kuptim, Bashar Al-Asadi cilësohet më pak i rrezikshëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe botës, sesa shteti gjakatar islamik dhe brigadat xhihadiste, që po fuqizohen deri në Republikën e Afrikës Qëndrore. Pra, është më mirë të mbeshtetemi tek Damasku, për të mposhtur terroristët.
Duket një arsyetim cinik, por i pakontestueshëm. Megjithatë, realiteti është më i komplikuar. Rregjimi i Asadit, kontrollon vetëm një pjesë të territorit sirian, dhe kjo vetëm për shkak se ka përdorur torturën dhe masakrat kundër popullit të vet, i ndihmuar nga Irani. Pa Guardën Revolucionare (ushtria elitë e regjimit iranian), dhe trupat e Hezbollahut (organizata e fuqishme politike-ushtarake libaneze e formuar, armatosur dhe financuar nga Teherani), Asadi do të ishte një njeri i mbaruar.
Siria, një vend i sunduar nga shumica sunite, por me një familje mbretërore të lidhur me shiitët alevitë, është bërë teatri kryesor i përplasjes mes dy rrymave të mëdha të Islamit, sunizmit të monarkive të naftës dhe shiitizmit të udhëhequr nga Irani.
Në këtë kuptim, të afrohesh me Asadin, do të ishte njëlloj si të zgjedhësh ai aleat Iranin, duke marrë anën e shiitëve. Perëndimi mund të joshet të ndërmarrë këtë lëvizje, edhe për shkak se terroristët e Shtetit Islamik janë sunitë.
Por ne s’duhet të harrojmë, se xhihadistët kanë bërë prozelitë në Siri dhe Irak, pikërisht sepse shumica sunite e popullsisë siriane e ka humbur besimin tek demokracitë perëndimore, ndërsa pakica sunite irakiane, nuk sheh ndonjë mundësi tjetër për të reaguar ndaj margjinalizimit, të imponuar nga shumica shiite.
Duke marrë anën e Asadit, Iranit dhe shiitëve, Perëndimi në mënyrë të pashmangshme do të shtojë rradhët e Shtetit Islamik dhe nxisë konflikte të mëtejshme, ndërmjet rregjimeve sunite në njërën anë dhe Iranit nga ana tjetër. Një konflikt, që do të zgjerohej tek të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Turqinë.
Për këto arsye, aleanca me Asadin do të ishte e kotë, dhe mbi të gjitha e rrezikshme. E vetmja gjë e ndjeshme për t’u bërë, është të vazhdohet të kërkohet një kompromis mes shiitëve dhe sunitëve sirianë (pa Asadin), duke shtuar sulmet ushtarake, të cilat kanë filluar tashmë ta dobësojnë ISIS-in. /“Internazionale”/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button