Analiza

Turqia që ndryshon

Nga Elif Shafak

Shkrimtare turke

Rezultati surprizë i zgjedhjeve të 7 qershorit, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Akp) e presidentit Erdogan humbi shumicën, duke detyruar Kryeministrin Ahmet Davutoglu që të japë dorëheqjen, ka patur pasoja në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Por për të kuptuar situatën politike të një vendi të ndërlikuar si Turqia, duhet që të mbajmë parasysh disa fjalë të rëndësishme: Siyaset (politikë); Baba, (atë); Koalisyon, (koalicion); Kürtler, (kurdë); Mazlum, (i shtypur); Demokrasi, (demokraci)…

Screen Shot 2015-06-28 at 11.46.07

Siyaset, politikë. Në shumë gjuhë europiane, fjala politikë e ka prejardhjen nga fjala greke “polis”, qytet-shtet. Siyaset është një fjalë arabe, që ka të njëjtën rrënjë me seyis, zbutës kuajsh. Kështu që shpesh herë, të bërit politikë krahasohet me zbutjen e një kali të egër. Por gjatë perandorisë otomane, siyaseti kishte si domethënie, dënimin me vdekje nga ana e shtetit. Nëse sulltanit nuk u pëlqente sjellja e dikujt, mund të thërriste xhelatin dhe të urdhëronte që të kryente një siyaset, një ekzekutim. Më pas, xhelati i lante duart në “shatërvanin e politikës”. Duke marrë parasysh …

[real3dflipbook id=”307″]


BKT Reklama

 

Leave a Reply

Back to top button