Magazine

U humbën, u vodhën, u dogjën apo iu dhanë si ushqim derrave? Misteri i kryeveprave të humbura

Vendndodhja e tyre është akoma një mister. Por këto thesare nga Leonardo, Caravaggio dhe Jan van Eyck ende mund të shfaqen. Nëse ju jeni një Indiana Jones që ka nisus të lulëzojë, këtu janë disa të dhëna për të filluar  në kërkimin tuaj …

Imagjinoni sikur të ndërtohej një muze me veprat e humbura. Do të përmbante ndoshta më shumë objekte sesa të gjithë muzetë e botës të bëra bashkë. Vetëm një përqindje e vogël e artit të krijuar përgjatë historisë ka mbijetuar deri më sot.

  1. Leonardo da Vincci- Beteja e Anghiarit

Ajo u krijua në vitin 1505 në një mur në sallën e madhe të mbledhjes së Palazzo Vecchio të Firences, një duel i qëllimshëm  me artistin  Michelangelo, i cili u ngarkua për të ilustruar një skenë tjetër beteje në murin përballë. Por Beteja e Angiarit nuk u përfundua kurrë, se ishte urdhëruar në një kohë kur familja Medici në pushtet u rrëzua nga Firence.

Kur u kthyen, Duka Cosimo urdhëroi arkitektin e tij, Giorgio Vasari, të rinovonte dhomën, duke rritur madhësinë e saj dhe i tha atij të pikturontë mbi afreskun e da Vincit, dicka që të tregonte fitoret ushtarake të Medicit. Por Vasari, historiani i parë i artit, ishte një admirues i madh i Leonardos dhe nuk ka gjasa që ai të ketë pikturuar me dëshirë mbi afreskun Anghiari. Ai la shenja për ne që të ndiqnim: Në atë dhomë të madhe, Salone dei Cinquecento, ka vetëm dy fjalë të pikturuara: Cerca trova. Kërkoni dhe do të gjeni.

  1. Ulay-Poeti i varfër

Në vitin 1976,  Ulay vodhi nga Galeria e Re Kombëtare në Berlin atë që njihej si piktura e preferuar e Hitlerit dhe e çoi në shtëpinë e një familjeje të varfër, emigrante turke, për ta varur në mur. Ai pastaj telefonoi në galeri dhe u dorëzua vetë. Kjo vjedhje-si-performance-arti rezultoi në pikturën e kthyer  përsëri në galeri. Pra, si është ende e humbur? U vodh përsëri në vitin 1989 –  ne atë kohë vjedhje prej vërteti – për të mos u gjetur kurrë.

  1. Marcantonio Raimondi- 16 Kënaqësitë

E konsideruar si vepra e parë e pornografisë së shtypur, ky koleksion i gravurave erotike nga mjeshtri i Rilindjes Marcantonio Raimondi (bazuar në një cikël të humbur të pikturës nga Giulio Romano) ka të ngjarë të ketë humbur, pavarësisht faktit se ato konsideroheshin  si vepra të mëdha të artit. Papa Klementi VII nuk ishte i impresionuar dhe kërkoi  të digjeshin të gjitha kopjet e edicionit të parë dhe të dytë (në të cilin gdhendjet ishin të shoqëruara nga sonet të shkruar nga një mendje e njohur, Pietro Aretino). /The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button