Analiza

Uashingtoni kundër Berlinit: Lufta civile “gjermane”

Gjermanët janë grupi etnik më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Midis gjermano – amerikanëve dhe atdheut të tyre përtejoqeanit është zhvilluar një histori intime, e pasur me kontraste të forta. Sot Gjermania e bashkuar tenton të ecë me këmbët e veta, duke shkaktuar reagimet amerikane

Kur në 1682 anglezi William Penn, pronar i provincës me emrin Pennsylvania, shkoi në Vestfali dhe në Palatinat, nuk e imagjinonte se me këtë rast do të takonte kërthizën e Amerikës. Në kërkim emigrantësh për të populluar territorin e tij dhe të bashkëfetarëve për t’u shpëtuar persekutimeve, trashëgimtari kuejkër arriti që ti bindte banorët ta kalonin Atlantikun. Anabaptistëve, menonitëve dhe pietistëve ju premtua tokë për ta punuar, liri fetare absolute dhe një panoramë që të sillte ndërmend peisazhet e Aifelit. Apeli u mirëprit nga Abraham op den Graeff dhe nga 12 banorë të tjetë të Krefeldit në Vestfali, që më 6 tetor 1683 në bordin e anijes “Concord” zbarkuan në Pennsylvania.

Qe fillimi i eksodit më imponues drejt Botës së Re. 13 fillestarët themeluan qytetin Germantown, sot zemra e Philadelphia, dhe 5 vite më pas frymëzuan lëvizjen kundër skllavërisë. Mbi të gjitha inauguruan një rrugë që gjatë shekujve do të çonte në kontinentin veriamerikan mbi 7 milion bashkëkombas, të çdo feje dhe besimi. Renanë, vestfalianë, saksonë, bavarezë, pomeranë, turingas, zviceranë, habsurgas, gjermanë të Vollgës, që pothuajse për inerci kanë plazmuar kulturën amerikane dhe futur kombin gjerman në fatin e Shteteve të Bashkuara. Prandaj Gjermania ka qenë për një kohë të gjatë fuqia e vetme njëherazi në gjendje të dominojë Eurazinë dhe të copëtojë Amerikën nga brenda. Më e rrezikshme se Japonia dhe Bashkimi Sovjetik, pasi e pajisur me një kolonë të pestë (potenciale) të ngulitur mirë përtejoqeanit. Për t’i anulluar pretendimet hegjemoniste dhe për t’i penguar lidhjen me Rusinë, në shekullin e XX-të Shtetet e Bashkuara kanë luftuar …

[real3dflipbook id=”1427″]

Leave a Reply

Back to top button