Analiza

Uashingtoni, Riadi dhe rëndësia strategjike e Jemenit

Screen Shot 2015-04-01 at 11.21.44 AMNga Anthony Kordesman

“Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare”

Jemeni na rikujton me forcë, sesa i rëndësishëm është partneriteti strategjik i SHBA-së me Arabinë Saudite. Një gjë është diskutimi mbi luftën kundër ISIS, dhe krejt tjetër kuptimi se interesat strategjike të Uashingtonit kërkojnë një nivel të gjerë stabiliteti në Gjirin e Gadishullit Arabik, dhe kjo varet shumë nga Arabia Saudite si një partner kyç strategjik Arabia Saudite si Partner Strategjik

Për ta vendosur Jemenin në një kontekst më të gjerë strategjik, kriza atje është vetëm njëra pjesë e

ekuacionit strategjik SHBA-Arabi. Partneriteti amerikano-saudit dhe bashkëpunimi mes tyre është kritik në ndërtimin e një forme parandalimi dhe stabiliteti strategjik, për të kontrolluar veprimtarinë e Iranit në Gjirin Persik. Çdo marrëveshje bërthamore nuk do të ndikojë në nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe anëtarëve të tjerë kyç të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, në trajtimin e kërcënimeve më të gjera dhe aktive, që Irani paraqet në aspektin e forcave konvencionale, luftës asimetrike, raketave si dhe ndikimi i tij strategjik në Irak, Siri, Liban, dhe Rripin e Gazës. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti luajnë një rol kyç në stabilizimin e Egjiptit dhe Jordanisë, ndërsa bashkëpunimi i SHBA-së, Arabisë, Emirateve të Bashkuara Arabe mbi

transfertat e armëve, së bashku me bazat dhe forcat e tjera ushtarake të Gjirit, po krijojnë aftësi ushtarake dhe ndërveprim, të cilat të dyja zvogëlojnë nevojën për projeksionin e ardhshëm të pushtetit të SHBA dhe rrisin në një masë të madhe aftësinë e çdo force që Shtetet e Bashkuara pozicionojnë. Në të njëjtën kohë, Jemeni është i një rëndësie të madhe strategjike për Shtetet e Bashkuara, siç është stabiliteti më i gjerë i Arabisë Saudite dhe i gjithë shteteve arabe të Gjirit. Pavarësisht se të gjithë flasin për “pavarësinë” energjitike amerikane, realiteti mbetet shumë i ndryshëm. Rritja e prodhimit të naftës dhe karburanteve alternative jashtë rajonit të Gjirit, e nuk ka ndryshuar rëndësinë e tij jetike strategjike, në ekonominë globale por dhe atë amerikane. Ajo ka zvogëluar pjesën e Gjirit tek prodhimi i përgjithshëm botëror të naftës, por Lindja e Mesme prodhoi ende 32.2 përqind të totalit botëror në vitin 2013, ose 28.358 miliardë fuçi në ditë. Anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (me përjashtim të Bahreinit) prodhuan 23.9 përqind të naftës së përgjithshme në botë në vitin 2013, ose 21.234 miliardë fuçi naftë në ditë, ndërsa prodhimi i Iranit arriti në 4 përqind të totalit botëror, ose 3.558 miliardë fuçi.

Rëndësia me e gjerë strategjike e Gjirit dhe Gadishullit Arabik
Nga një këndvështrim strategjik, çisterna e transportit të naftës dhe gazit nga Gjiri nëpër ngushticën e Hormuzit, mbetet nyja më e rëndësishme gordiane e energjisë në botë. Administrata e Informacionit mbi Energjisë raportoi ndërkohë se në nëntor të vitit 2014 mesatarisht 167

milionë fuçi naftë, kalojnë çdo ditë nëpër ngushticën e Hormuzit. Gjithashtu vlerësohet se më shumë se 85 përqind e naftës së papërpunuar, që ka lëvizur nëpër këtë pikë kyçe, shkoi në tregjet aziatike dhe konkretisht në Japoni, Indi, Kore e Jugut, dhe Kinë.

Në pikën e saj më të ngushtë, ngushtica e Hormuzit është 21 kilometra e gjerë, por gjerësia e korsisë së anijeve në secilin drejtim, është vetëm dy kilometra e gjerë, e ndarë nga një zonë tampon prej 2 miljesh. Ajo është e thellë dhe mjaftueshëm e gjerë, për të trajtuar depozitat më të mëdha në botë të naftës bruto. Tubacione të tjera të tilla si Gazsjellësi Trans-Arabik (TAPLINE) ose një tubacion strategjik i naftës midis Irakut dhe Turqisë, kanë qenë prej vitesh jashtë funksionit, për shkak të dëmeve të luftës, mospërdorimit apo mosmarrëveshjeve politike. Këto tubacione do të kërkojnë një rinovim të plotë, para se të mund të transportojnë naftë. E shumta, sasi relativisht të vogla, deri disa qindra mijë fuçi në ditë, do të mund edhe të transportohen me kamion, nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet. Këto eksporte të naftës luajnë një rol kritik në sigurimin e energjisë për ekonomitë kryesore botërore si Kina, India, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani, si dhe në kufizimin e çmimeve globale të produkteve të naftës, gazit dhe të naftës. Ato gjithashtu ndikojnë në çmimin global të naftës dhe produkteve të saj, dhe bashkë me të në shëndetin e një ekonomie globale, ku çdo biznes dhe punë në Shtetet e Bashkuara, është në mënyrë të qëndrueshme duke u bërë më e varur nga rrjedha e importeve dhe eksporteve. Shtetet e Bashkuara e kanë reduktuar ndjeshëm varësinë e vet nga

importet e drejtpërdrejta të naftës, por raportet thonë se në fillim të 2015, vendi ende importon 27 përqind të nevojave të saj për naftë. Mbi të gjitha, llogaritet se Amerika do të mbetet ende e ndërvarur nga importet, të cilat janë kritike për sektorin e transportit deri në vitin 2040, me një rritje në varësisë së importit deri 32 përqind nga fundi i periudhës. Këto llogaritje janë të pasigurta, dhe vazhdojë të ndryshojnë me kalimin e kohës. Ajo që është më e qëndrueshme, është se reduktimet në importe direkte të SHBA-së, nuk ndikojnë në rritjen e qëndrueshme të varësisë së përgjithshme të ekonomisë amerikane dhe në shëndetin e ekonomisë globale.

Rëndësia strategjike e Jemenit
Jemeni nuk përputhet me rëndësinë strategjike të Gjirit, por mbetet ende i një rëndësie të madhe

strategjike për stabilitetin e Arabisë Saudite dhe Gadishullit Arabik. Përtej gjithë vëmendjes mbi Houthit dhe rritjes së konfliktit civil, Jemeni gjithashtu u bë bazë e Al Kaedës në Gadishullin Arabik, pasi forcat saudite e dëbuan atë nga vendi. Kjo organizatë mbetet kërcënimi më i fuqishëm terrorist në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera jugore të Gjirit, dhe sikurse raporton Departamenti i Shtetit dhe Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, ajo është lëvizja e vetme ekstremiste më aktive, që planifikon sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara. Çdo rritje serioze e ISIS-it në Jemen mundet vetëm ta përkeqësojë situatën.

Sipas të dhënave zyrtare të CIA-s, Jemeni gjithashtu përbën një kërcënim më të drejtpërdrejtë ndaj Arabisë Saudite, Omanit dhe vendeve të tjera të Gjirit. Jemeni mund të jetë një vend i vogël, por

gjithësesi ka një popullsi prej 26.1 milionë banorësh, me një nga normat më të larta të rritjes demografike në botë. Gati 63 përqind e popullsisë së saj, është 24 vjeç ose më të rinj. Ajo është e ndarë thellësisht në mes sunive (65 përqind) dhe shiitëve si Houthis (35 përqind). Popullsia është tepër e varfër, me burime uji të pakta, e gjymtuar nga një ekonomi e orientuar nga trafiku i drogës, dhe përballet me një rënie të vazhdueshme të eksporteve tashmë të kufizuara të naftës.

Edhe para luftës së tanishme civile, Jemeni ishte një komb me një të ardhme të dyshimtë, për të gjithë ata që emigruan ose kishin një burim të ardhurash, nga ndonjë familjar që punonte jashtë vendit. Të ardhurat e saj për frymë, ishin vetëm 2500 dollarë për frymë, duke u renditur i 187-ti në botë. Norma e papunësisë ishte së paku 35 përqind,

duke u renditur i 188-ti në botë, ndërsa tek të rinjtë papunësia ndoshta është 50 përqind. Sektori i saj i bujqësisë, është aq joproduktiv, saqë CIA llogarit se krijon 70 përqind të vendeve të punës, por jep më pak se 8 përqind të PBB-së. Më shumë se 45 përqind e popullsisë, llogaritet se jeton nën nivelin zyrtar të të varfërisë, ndërsa elita prej 10 përqind, kishte më shumë se 30 përqind të konsumit kombëtar. Këto në mënyrë të qëndrueshme e përkeqësojnë realitetin ekonomike, që tashmë është zhytur në një krizë të thellë, për shkak të ndarjeve aktuale politike dhe luftimeve, duke krijuar një nga truallet më pjellore në botë për ekstremizmin politik, terrorizmin, luftërat sektare mes sunitëve dhe shiitëve dhe përpjekjeve edhe më të forta të lënë vendin dhe të gjetur punë në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit. Arabia Saudite, dhe në një

masë më të vogël Omani, përballen me faktin se Riadi ka një kufi prej 1458 kilometrash me Jemenin, dhe Omani një kufi prej vetëm 288 km. Arabia Saudite, është përballur me një kërcënim të madh nga emigracioni i paligjshëm jemenas, kontrabanda, terroristët dhe forcave politike për dekada të tëra. Këtu nuk përfshihen qindra e mijëra emigrantë të paligjshëm nga Jemeni, por edhe emigrantë të tjerë të paligjshëm dhe ekstremistë nga vende të paqëndrueshme si Somalia, të cilët lëvizin drejt shteteve të tjera arabe të Gjirit. Arabia Saudite, tashmë ishte përpjekur t’i dëbonte ata nga Mbretëria, kur Jemeni mbështeti Irakun në Luftën e Gjirit në vitin 1990 dhe 1991, dhe destabiliteti në Jemen mundet tani të përbëjë një kërcënim më të menjëhershëm për Arabinë Saudite dhe vendet e

tjera të Gjirit, eksportuese të naftës, sesa për paqëndrueshmërinë në Siri dhe Irak.
Hapat e ardhshëm
Ka ende shpresë për një zgjidhje diplomatike, dhe Arabia Saudite ndoshta nuk duhet të përshkallëzojë aksionet e saj ushtarake në Jemen. Sigurimi i kufirit saudit dhe presioni ndaj fraksioneve jemenite, mund të jetë i mjaftueshëm. Megjithatë, amerikanët duhet të jenë gati për faktin, se nuk mund të pretendojnë për partnerë strategjikë, nëse vetë nuk janë të përgatitur të jenë vetë të tillë. Ata duhet të kuptojnë sesa i rëndësishëm mund të jetë një kërcënim nga Jemeni, sa reale janë forcat ushtarake të ndara në fraksione, se terrorizmi dhe ekstremizmi mbetet një problem shumë më i madh se ISIS-i, dhe se ambiciet e Iranit në mënyrë të qëndrueshme e zgjerojnë rolin e tij strategjik në

gjithë rajonin, dhe paraqesin po aq rrezik sa edhe kërcënim sikurse ambiciet e tij bërthamore. Sikurse e kanë dëshmuar rastet e Afganistanit, Irakut dhe Sirisë është më e lehtë të deklarosh afate dhe tërhiqesh. Jemeni, është një demonstrim më shumë, se strategjia është e bazuar në realitete konkrete dhe jo doktrina.

Leave a Reply

Back to top button