Horizonti.al

Udha e Qumështit është më e madhe nga sa besohej

Disku i galaksisë sonë është i madh. Më i madh nga sa mendohej. Kështu e përcakton një studim i sapo përfunduar nga shkencëtarët e Institutit të Astofizikës së Kanarieve në Spanjë në bashkëpunim me ekspertët e “National Astronomical Observatories” të Kinës. Kështu disku i galaksisë sonë ka një përmasë më të madhe, sesa ajo që ishte llogaritur deri më tani; 200 000 vjet dritë diametër. Kjo largësi do të thotë që nëse do të udhëtonim me shpejtësinë e dritës do të na duheshin 200 000 vite për të përshkruar diskun e Udhës së Qumështit. Galaksitë spirale si kjo e Udhës së Qumështit karakterizohen nga një disk i hollë ku gjenden zakonisht pjesa më e madhe e yjeve; ka një përmasë të kufizuar dhe duke u nisur nga një distancë nuk mund të hasim në yje. Tek disku ynë, për shembull, nuk besohej që të kishte yje në distanën qendrore sa dy herë distanca e Diellit. Megjithatë në studimin e ri del se jo vetëm që ekzistojnë në këtë distancë, por që ka edhe më larg, trefishin e distancës së Diellit, madje edhe katërfishin. Kanë krahasuar sasinë e metaleve në yje me atë të ndriçimit duke zbuluar që ka një përzierje disqesh dhe të ndriçimit deri në distanca të pa teorizuara.

Më parë shkencëtarët kishin vlerësuar se diametri i Udhës së Qumështit kishte afërsisht 100 000 dhe 180 000 vite dritë. “Analiza jonë zbulon prezencën e yjeve të diskut në një rreze mbi 26 kpc –kiloparsec (me 99.7% probabilitet) dhe më shumë se 31 kpc (me 95.4 % probabilitet),”- shprehen autorët e këtij studimi. Një kiloparsec janë 3262 vite dritë. Shkencëtarët kanë mbërritur në këtë përfundim, pasi kanë analizuar statistikat e të dhënave të dy projekteve të quajtura APOGEE dhe LAMOST që kapin spektrat e yjeve. “Duke përdoruar përmbajtjen e metaleve të yjeve të kataloguar me kombinimin e atlasit spektral me një cilësi të lartë si APOGEE dhe LAMOST dhe distancën, në të cilin gjenden objektet, kemi provuar që ka një fraksion të vlerësueshëm të yjeve përtej asaj që supozohej se mbaronte disku i Udhës së Qumështit,” – shpjegon Carlos Allende, shkencëtar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button