Enciklopedike

Udhëtimi i çuditshëm i trurit të Ainshtainit

Screen Shot 2015-05-01 at 23.01.38Albert Ainshtaini ishte qartësisht një gjeni, dhe shumë prej nesh kanë pyetur hera-herës, “sesi funksiononte truri i tij?” Patologu Tomas Harvery çuditej për të njëjtën gjë dhe ai vendosi të gjente përgjigjen. Nëse ai duhej të thyente disa rregulla përgjatë rrugës, kështu le të ishte. Përpara vdekjes së tij në 1955-ën, Ainshtaini përcaktoi se eshtrat e tij duhej të digjeshin. Dëshira e fundit që ai kishte, ishte që turma studentësh të zellshëm të mblidheshin rreth e rotull barit të tij, duke murmuritur “E=mc2”. E vetmja mënyrë për ta mbajtur kufomën e tij nga të qënët një relike e shenjtë ishte të digjej. Kjo donte të thoshte se ai e donte trurin e i tij gjithashtu të djekur.

Sidoqoftë, Tomas Harvey nuk donte t’ia dinte. Duke pretenduar se ai kishte leje nga Spitali i Princetonit – të cilën nuk e kishte – Harvey e nxorri trurin e Ainshtainit gjatë autopsisë. S’është e nevojshme të themi, se kjo ishte një e pabërë e madhe. Në rrezik për të humbur punën e tij, Harvey e bindi djalin e Ainshtainit të binte dakort për operacionin, duke pretenduar se truri i babait kishte nevojë të studiohej për shkencën. Gjithësesi, Harvey nuk ishte një neuroshkencëtar dhe nuk e dinte se çfarë po bënte. Kur zyrtarët e spitalit i kërkuan të dorëzonte trurin, ai refuzoi dhe u pushua nga puna. Hapi tjetër i tij ishte të shkonte në Filadelfia me makinën e tij, ku ai gjeti një teknik që e preu trurin e Ainshtainit në 200 kuba.

Për 40 vitet e ardhshme, kubikët e vegjël përfundonin në vendet më të çuditshme. Harvey i ruante ata në kavanoza në bincën e tij, ku atje gjetën pothuaj shkatërrimin nga duart e gruas së tij. Kur Harvey u shpërngul për në Kanzas, ai i mbajti kubikët në një kuti poshtë një freskuesi birre. Ato admiroheshin rregullisht nga autori i Naked Lunch, William Burroughs dhe Harvey njëherë aksidentalisht i la ata në shtëpinë e mbesës së Ainshtainit, e cila nuk ishte shumë e kënaqur me faktin. Për sa i përket studimit shkencor … i cili nuk korri sukses, Harvey postoi copëra truri tek kërkues të ndryshëm, por shumica e neurologëve nuk ishin të etur për analizimin e trurit të Ainshtainit. Të paktët shkencëtarë të cilët treguan interes nxorrën studime të cilat ishin shumica jobindëse, qesharake, ose të diskretituara. I zhgënjyer, Harvey në fund e ktheu trurin në Spitalin e Princetonit dhe vdiq në 2007-ën. Askush asnjëherë nuk u përpoq të vidhte trurin e tij… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button