Horizonti.al

Udhëtimi i gjatë i Mumjes

Screen Shot 2016-04-15 at 23.08.44Ramsesi II është njëri prej të paktëve personazhe historike që mund të shihen në fytyrë, edhe pse ka vdekur prej më shumë se 3 mijë vitesh. Në fakt mumja e tij, e ruajtur mirë duke patur parasysh moshën (faraoni vdiq në vitin 1212 para Krishtit) është ekspozuar në katin e parë të Muzeut egjiptian të Kairos. Ndonëse deformuar për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore, eshtrat zbulojnë një staturë të spikatur për kohën (një metër e 80): fytyra është e zgjatur, me tipare zotërie dhe hundën si shqiponjë; kafka është në formë dardhe dhe flokët që duhet të kenë qenë ngjyrë bakri.

Mumja ka patur një histori të trazuar: varrosur së pari në varrin KV7 të Luginës së Mbretërve në Tebe, u zhvarros prej priftërinjve të lashtë që, për të shmangur grabitjet dhe dëmtimet, e fshehën në një varr sekret pranë Deir el-Bahari, tempulli i mbretëreshës Hatshesput.

Atje u gjet në vitin 1881 nga egjiptologu francez Gaston Maspero, që më pas e shpuri në Kairo përmes lumit, në krahët e fshatarëve që uleshin në gjunjë në brigjet e lumit, në shenjë nderimi për “mbretin e mbretërve”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button