Horizonti.al

UFO-t / Kush janë në të vërtetë “Burrat në të zeza”?

Nga Jacob Geers

Shumëkush mund të mbajë mend filmin “Men in Black” (Burra në të zeza), me protagonist aktorin amerikan Uill Smith. Por duket se filmi, është i bazuar në një agjenci të vërtetë qeveritare, e cila ka si mision të parandalojë publikun të mësojë më shumë mbi UFO-t.

“Burrat në të zeza”, shfaqen gjithnjë pa paralajmërim, zakonisht të veshur me kostume të zinj,  dhe i paralajmërojnë njerëzit të heqin dorë nga kërkimet e tyre në UFO-t, ose në të kundërt do të përballen me pasoja të tmerrshme. Por pse qeveria amerikane, dëshiron të fshehë çdo lloj informacioni rreth UFO-ve?

Një teori, është se alienët janë shumë më pranë nesh, sesa mund të mendohet. Dhe nëse qytetarët e thjeshtë e kuptojnë sa real është kërcënimi, do të kishte një panik masiv, dhe një prishje të rendit shoqëror. Ndërkohë disa mendojnë se e gjithë ideja e “Burrave në të zeza”, është në vetvete një formë e panikut masiv ose e “dramës psikologjike”, për shkak të sugjestionit dhe gatishmërisë për të besuar.

Të tjerë, këmbëngulin që “Burrat në të zeza”, janë pjesë e një agjencie të vërtetë qeveritare, që synon të parandalojë që publiku të mësojë “të vërtetat rreth UFO-ve” Ata gjithashtu këmbëngulin se përvojat e tyre janë reale, dhe se kushdo që mendon se janë të çmendur, ky është thjesht një mjet i propagandës dhe manipulimit të qeverisë.

Raporti i parë i njohur i një ngjarje misterioze, që tregonte dhe paralajmëronte dikë që të mos fliste për takimet e tyre me UFO-t, ishte në vitin 1947 me Huard Dahl. Nga ai moment, ka pasur raporte të panumërta të njerëzve, që kanë pohuar se kanë qenë dëshmitarë të alieanëve, dhe që dëshmojnë se më pas u vizituan nga burra me kostume të zeza, të cilët i paralajmëruan ata që të mos flisnin më për përvojën e tyre.

Dr. Herbert Hopkins, punonte si konsulent për një rast të vëzhgimit të një UFO në Mein, SHBA. Një mbrëmje ai mori një telefonatë nga dikush, që pretendonte të ishte një aktivist në komunitetin e vëzhguesve të UFO, duke e pyetur nëse mund ta vizitonte Hopkinsin për të diskutuar mbi rastin në fjalë.

Ai mbërriti vetëm disa minuta më vonë. Burri kishte veshur një kostum të zi dhe kravatë të zezë, dhe kishte shfaqje shumë të pazakontë të fytyrës, pa flokë apo vetulla, dhe një çehre jashtëzakonisht të zbehtë. Qeni i Hopkins, filloi të lehte në mënyrë të çrregullt, sapo i panjohuri hyri në shtëpi.

“Burri në të zeza” e informoi Hopkins se në xhep kishte 2 monedha, duke i kërkuar të nxirrte njëtën prej tyre. Hopkins nxorri njërën prej tyre, ndërsa burri i panjohur i tha të shihte nga afër monedhën. Pas disa momenteve, ajo mori një pamje “të argjendtë”, dhe më pas u zhduk.

Më pas ai e pyeti Hopkins, nëse e njihte personin që dyshohej se ishte rrëmbyer nga UFO-t, Berni Hill.

Hopkins tha se kishte dëgjuar për të, por kishte përshtypjen se ai kishte vdekur para disa kohësh. Burri tha se Hopkins se ishte i saktë. “Berni nuk kishte zemër. Ashtu si ju nuk keni njërën nga monedhat”- i tha ai. Hopkins, jashtëzakonisht i tronditur nga takimi, ndoqi këshillën e burrit në të zeza, dhe i dogji të gjitha dosjet që kishte lidhur me rastin. Ai nuk e pa më kurrë atë njeri.

 

Ndërkohë dr.Albert K. Bender, ishte një studiues i dëgjuar dhe tejet inteligjent, i cili themeloi Byronë Ndërkombëtare të Disqeve Fluturues. Në vitin 1955, kërkimet e tij ishin gati të jepnin fryte serioze, pasi ai po përgatitej të zbulonte një dokument, që do të provonte se qeveria e SHBA-së kishte – në një shkallë apo në një tjetër – një provë të ekzistencës së UFO-ve.

Ai planifikoi t’i botonte gjetjet e tij në “Space Riview”. Por një ditë u vizitua nga “Burrat në

të zeza”. Bender pretendon se 3 burra, të veshur me të zeza, e vizituan atë në shtëpinë e tij dhe e paralajmëruan të mos merrej më me çështjen e UFO-ve. Burrat e tmerruan Benderin, dhe ai mbylli menjëherë të gjitha hulumtimet e tij dhe Byronë e Disqeve Fluturuese.

Shumë njerëz që e njihnin, pretendojnë se Bender ndryshoi tërësisht pas këtij takimi. Kërkimet e tij të mëvonshme ishin konfuze, dhe dukej se e kishte jetuar jetën në një ankth dhe terror të vazhdueshëm. Ai pretendonte se merrte ende telefonata misterioze, me askënd që fliste në anën tjetër të receptorit, deri në fund të jetës së tij në vitin 2002.

Pol Miler, po kthehej në shtëpi pas një gjuetie, kur pa një disk që shkëlqente në qiell. Disku u ul në një fushë të zbrazët, dhe prej tij dolën 2 humanoidë. Mileri gjuajti me armë mbi ta, dhe besonte se kishte plagosur njërin prej tyre, kur u largua me shpejtësi në një rrugë rurale.

Të nesërmen në punë, u përball me 3 burra me kostume të zeza. Ata i thanë atij se “kishin dosjen e tij”. Pavarësisht se Miler nuk i kishte treguar askujt për ngjarjen, burrat thanë se

ata “dinin gjithçka për të”, dhe ai premtoi se do të harronte atë takim. I frikësuar, Miler do të tregonte vetëm pas shumë vitesh përvojën e tij.

Ndërkaq, hulumtuesi i UFO-ve Xhek Robinson dhe gruaja e tij Meri, nisën të përjetonin ngjarje jashtëzakonisht të çuditshme. Një ditë ata u kthyen në shtëpi, dhe panë se ajo ishte kthyer përmbys. Meri nisi të dallonte një njeri të çuditshëm me një kostum të zi dhe kapele, që doli nga dera e pasme e banesës së tyre.

Profesor Piter Rojçevic, dëshmon se po lexonte një libër mbi UFO-t në bibliotekë, kur një burrë i çuditshëm, i zbehtë në fytyrë dhe i veshur me të zeza, u ul pranë tij. Ai nisi të fliste me profesorin, duke e pyetur se çfarë mendonte mbi disqet fluturuese. Profesori u përgjigj se nuk ishte shumë i interesuar, dhe nisi të frikësohej.

Rojçevic nuk e zbuloi këtë histori deri shumë vite më vonë, kur më në fund dha një leksion mbi këtë temë. Ai mbetet i bindur se ai që e kontaktoi në bibliotekë, ishte një zyrtar i “Burrave në të zeza”, dhe po vazhdon ende sot të gjejë më shumë njerëz, që kanë pasur përvoja të ngjashme.

Marrë me shkurtime nga ThoughtCatalog – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button