Seria: Njerëzit pak të njohur nga historia, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë
Uilliam Tindal, ishte një mbështetës i Reformacionit Protestant, dhe një nga përkthyesit më të hershëm të Biblës, nga tekstet e saj greke dhe latine. Ai e bëri këtë në kohën, kur përkthimet angleze të Biblës, ishin të ndaluara.
Komiteti që prodhoi Biblën e Mbretit Xhejms, përdorte gjerësisht përkthimin e mëhershëm të Tindal, me rreth 3/4 e Dhiatës së Vjetër, dhe mbi 80 për qind të Dhiatës së Re që ishin të bazuara në punën e tij, dhe në një masë të madhe të përsërisnin përkthimin e tij.
Vepra të tjera të Tindal, e ndihmuan mbretin anglez Henri VIII të justifikonte ndarjen e tij me Kishën e Romës. Bibla e Tindal, ishte e para që u shtyp në gjuhën angleze. Uilliam Tindal, u ekzekutua me vdekje për herezi në vitin 1536. / bota.al