Ujë, ajër, tokë dhe zjarr… Historia e shkencës lind pikërisht duke reflektuar mbi këta elementë dhe mbi rendin natyror të gjërave. Në Greqi, mes shekullit shtatë dhe gjashtë para Krishtit, Taleti i Miletit, i magjepsur pas transformimeve të gjendjes së tij, gjeti tek uji parimin primitiv të gjithçkaje. Një lëng “magjik” që transformohet në ajër (avull), në zjarr (gaz i rrallë) e madje edhe në dhe (si një mbetje e tij).
Që atëherë, katër elementët kanë mbetur nën objektivin e filozofëve dhe shkencëtarëve…
Në fotografinë e mëposhtme, kaskadat e Havasusë (që në gjuhën indiane do të thotë blu), të cilët dalin prej kanioneve të Arizonës: këtu uji ngjyroset me një ngjyrë të gjelbër dhe blu brilante, për shkak të pranisë në fund të ujit të thërrmijave të argjilës, të mbuluara me alga të gjelbëra.
Irazu – me 3432 metra lartësi – është vullkani më i lartë aktiv i Kosta Rikës. Peisazhi që ofron është pothuajse hënor, me 5 kratere, disa prej të cilëve me kalimin e kohës, janë bërë liqene të vërtetë. Këta formohen sepse shkëmbinjtë vullkanikë, duke u alternuar, lënë mbetje argjilore në fundin e kraterit dhe e bëjnë të papërshkueshëm. Më pas, shiu i mbush dhe formohet pasqyra e ujit. Shpërthimi i fundit i Irazusë ka ndodhur në 1963, pikërisht në kohën e vizitës së presidentit të SHBA, John F. Kennedy.
-vijon-
Bota.al