Horizonti.al

Uji i Ngjyrosur që përcakton gjuhët

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

uji

Plaku erdhi nga jugu, duke krijuar tokën, bimët, dhe kafshët dhe më pas u drejtua për në veri. Njerëzit e parë që u krijuan ishin një grua dhe djali i saj nga balta. Plaku u tregoi atyre si të mblidhin bimët për t’u ushqyer, dhe u tha atyre cilat ishin barërat e mira për kurimin e sëmundjeve. Ai u mësoi gjithashtu atyre si të ndërtojnë armë për të vrarë kafshët, si dhe ndezur zjarrin në mënyrë që të mund t’i gatuanin ato.

Më e rëndësishmja, ai u tha atyre se si fitonin  fuqinë e shpirtit duke gjetur kafshën e tyre në ëndrra. Si shumë histori të tjera të origjinës, legjendat e fisit idian të Këmbëzinjve tregon për një përmbytje të madhe. Një shpjegim i mundshëm për këtë, janë përmbytjet në mbarë botën nga shkrirja e ajsbergëve, që mund të ketë ndodhur rreth vitit 5000 P.E.S, ndoshta në kohën e Noeut.

Pas përmbytjes, Plaku mblodhi njerëzit në majë të një mali dhe u dha për të pirë ujë me ngjyra të ndryshme. Çdo ngjyrë përfaqësonte një gjuhë të ndryshme. Fiset Blackfoot, Piegan, dhe Blood pinë që të gjithë ujë të zi, dhe kjo është arsyeja pse ato flasin të njëjtën gjuhë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button