Zodiak

UJORI është shenja e muajit. Ja gjithçka që duhet të dini

Që nga dita e martë, 21 janar, kemi hyrë në muajin e Ujorit, shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut.

Le të zbulojmë, pra, cilat janë karakteristikat kryesore dhe kuriozitetet që shqetësojnë njerëzit e lindur nën këtë shenjë.

Karta e UJORIT:

Periudha: Nga 21 Janar – 19 Shkurt

Planetë mbizotërues: Urani dhe Saturni

Ngjyra e shenjës: Blu

Guri me fat: safir

Dita me fat: e shtunë

Lulja e shenjës: Orkide

Gjithçka në lidhje me shenjën e Ujorit

Shenja e zodiakut në përgjithësi

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut dhe ajo që vjen menjëherë pas Bricjapit.

Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të pavarur, të cilët kanë një pamje shumë të gjerë të gjërave dhe që duan të eksperimentojnë dhe të përfshihen sa më shumë.

Inteligjentë dhe të mprehtë, ata dinë të kuptojnë aspektet e ndryshme të çdo çështjeje dhe janë gjithmonë në gjendje të kuptojnë njerëzit që I rrethojnë.

Sa i përket komunikimit, ata dinë të jenë të hapur dhe të lehtë dhe gjithmonë demonstrojnë një zotësi të caktuar, si në mënyrën se si flasin, ashtu dhe se si imponohen.

Në të njëjtën kohë ata duhet të mirëmbajnë dhe ruajnë hapësirat e tyre të cilat zakonisht janë më të gjera se ato të shenjave të tjera të zodiakut. Diçka që, në një farë mënyre, mund t’i bëjë ata të shfaqen ndonjëherë josocialë dhe të largët, por që në realitet është një gjë që u duhet, me qëllim që të përqendrohen dhe të jetojnë jetën e tyre në maksimum.

Kur kanë të bëjnë me të tjerët, ata kanë tendencë ta tregojnë veten për atë që janë, pavarësisht nga mendimet e njerëzve dhe preferojnë një qasje spontane.

Të sigurtë se janë të aftë për të gjetur vendin e tyre në botë, ata gjithmonë dinë të menaxhojnë stresin apo vështirësitë, për të zgjidhur situatat dhe që ta bëjnë këtë, ata shfrytëzojnë përvojat e kaluara, si dhe aftësinë e tyre logjike.

Edhe pse ndonjëherë janë të vështirë për t’u kuptuar, atyre pak u bëhet vonë për këtë  dhe përkundrazi, kënaqen duke befasuar të tjerët, ndonjëherë edhe duke luajtur, me pasoja që mund të krijojnë konfuzion tek njerëzit që I rrethojnë.

Sidoqoftë, ata gjithashtu dinë të krijojnë marrëdhënie të rëndësishme dhe të jenë një pikë referimi për ata që, duke parë përtej, arrijnë të kuptojnë thellësinë e tyre të mendimit.

Puna, suksesi dhe marrëdhëniet profesionale

Ata që lindin nën shenjën e Ujorit kanë një marrëdhënie pak a shumë neutrale me punën.  Megjithëse e duan idenë për të bërë një karrierë, ata nuk priren ta ngurtësojnë veten në këtë koncept, por të jetojnë ditë pas dite, duke marrë atë që universi ka për t’i ofruar.

Në përgjithësi ata preferojnë të kryejnë detyra që i shtyjnë të punojnë vetëm dhe kjo për shkak se nuk u pëlqen që të shoqërohen ndërsa punojnë. Në rast se e gjejnë veten duke punuar me njerëz të tjerë, ata mund të jenë pak të largët dhe ndonjëherë të vështirë për t’u trajtuar. Si udhëheqës ata kanë tendencë të delegojnë shumë, por vetëm nëse mund t’u besojnë njerëzve që punojnë për ta.  Përndryshe ata përfundojnë duke marrë përsipër gjithçka.

Janë jashtëzakonisht të talentuar për artin dhe gjithçka që është abstrakte, ata japin maksimumin kur mund të punojnë me qetësi, ndërsa kur janë nën stres priren të mbyllen dhe të përfshihen më pak.

Marrëdhëniet ndërpersonale dhe ndjenjat

Në marrëdhënie, të lindurit në shenjën e Ujorit shpesh janë kompleksë dhe të vështirë për t’u kuptuar. Nëse nga njëra anë ata kanë mënyra për t’I bërë tërheqës, nga ana tjetër duhet të menaxhojnë marrëdhëniet në një mënyrë shumë personale.

Në përgjithësi, gjëja që i intereson më shumë është të rrethohen me njerëz që mund t’i kuptojnë dhe të respektojnë hapësirat e tyre. Në fakt, ata i urrejnë njerëzit ndërhyrës dhe këdo që përpiqet t’u thotë se çfarë të bëjnë ose të mendojnë.

Mosbesues ndaj atyre që shfaqen ndryshe nga sa janë, nga ana tjetër ata dinë të jenë miq të shkëlqyer të atyre që tregohen të aftë të përshtaten me stilin e jetës së tyre.

Përtej mënyrës së tyre të të jetuarit, kur janë në një grup ata dinë të spikasin dhe ndonjëherë ata madje janë shpirti i festës. Për këtë arsye ata janë gjithmonë shumë të kërkuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të donin.

Në dashuri, gjërat bëhen më të thjeshta sepse në një marrëdhënie dyshe, ata menaxhojnë më mirë, për sa kohë që ekziston dikush nga ana tjetër që mund t’i kuptojë dhe të jetë afër tyre, pa presion të panevojshëm.

Kur bien në dashuri ata kanë tendencë ta tregojnë por pa e ekzagjeruar dhe janë gjithashtu në gjendje të flirtojnë, duke dërguar sinjalet e duhura dhe gjithmonë duke qenë interesante. Nëse dikush i intereson, megjithatë, ata kanë tendencë të qëndrojnë pak më shumë vetë, duke studiuar se kë kanë përpara, në mënyrë që të kuptojnë nëse mund të jetë personi i duhur për ta. Në fakt, nëse u duhet të zgjedhin, ata preferojnë të jenë vetëm sesa me dikë që nuk di t’i bëjë të lumtur. Dhe, pavarësia e tyre është aq e dukshme sa që nganjëherë, edhe pa dashur, ata kanë tendencë t’i frikësojnë njerëzit që përpiqen të lidhen me ta.

Thënë kjo, pasi hyjnë në një lidhje, është e vështirë për ta të lodhen dhe nëse partnerët nuk përpiqen t’i ndryshojnë, Ujorët priren të jenë mjaft të qëndrueshëm. Përndryshe ata mund të zgjidhnin të mbyllnin historinë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse në fund të fundit, marrëdhënia më e rëndësishme për ta është ajo që kanë me veten e tyre.

 

Leave a Reply

Back to top button