Kur më kape dorën, mendova se do ta bëje edhe ditën tjetër.. Kur më the se më doje, mendova se do të ishte për gjithë jetën. Mendova se po e bëje për dashurinë. Vetëm më vonë, e kuptova se dora jote mbante qindra duar të tjera, dhe fjalët e tua të dashurisë ishin prova të rreme.
Pastaj ktheva shpinën dhe u largova.
Mendove se isha naive, por nuk kam qenë kurrë. The se ishe ndryshe nga të tjerët, por në fund u tregove si të gjithë. Kur thashë që dëshiroja një dashuri të sinqertë, nuk po të gënjeja. Kur mohova dhuratat e tua të shtrenjta dhe gjestet e mëdha, nuk bëra kot.
Prisja përgjigje nga ti, dhe e vetmja përgjigje që mora ishte: “kishe gjithçka që doje”. Çfarë? Nuk dije as çfarë domethënë “gjithçka” për një grua. Dhe nuk besoj se do e dish ndonjëherë. I dashur, je thjesht burrë i bindur, por jo burrë ekspert.
Isha një ndër të shumtat. Për fat të keq, nuk isha as një prej tyre. Të kuptova që në momentin kur duart e tua kërkonin këmbët e mia. Dhe sytë i kishe fiksuar tjetërkund.
Në një moment, i dashur, të njoha shumë mirë për t’u dashuruar me ty. Një ditë do të takosh dikë që do të të godasë tërësisht me dashurinë e vet. Dhe ajo do të të përdorë. Atëherë do vuash. E ç’do mbetet pastaj nga origjina jote si burrë i parezistueshëm? Po ta them unë: asgjë. Mbetsh mirë dhe mos harro se dashuria kalon edhe nga shtrati, por në fillim kalon nga zemra.
Unë isha një cigare dhe ti doje gjithë paketën. Dhe prandaj ika, i dashur!
/ meb