KultureLetersi

Universiteti i Kembrixhit i detyron profesorët të përfshijnë autorë me ngjyrë në orët mësimore.

Në Universitetin e Kembrixhit ka lindur një debat. Mësuesit e letërsisë u detyruan të ndryshonin autorët e bardhë me ata me ngjyrë, për shkak të kërkesave të studentëve për një dekolonizim të kurrikulës mësimore. Profesorët duhet të mbajnë leksione për autorë zezakë ose të një minoriteti etnik. Ishte një kërkesë e një studenteje, Lola Olufemi që shkroi një letër të firmosur nga më shumë se 100 studentë me titullin: “Dekolonizimi i fakultetit të anglishtes”  “Universiteti i Kembrixhit prej kohësh ka inkurajuar një qasje tradicionale dhe kanonike që promovon autorët e bardhë kundrejt atyre me ngjyrë,” – shprehet studentja në letër. Nuk mund ta vazhdojmë ta pranojmë këtë kurrikul sepse rrezikon të përjetësojë një racizëm instuticional.”  Me këtë propozim pretendohet që profesorët të kërkojnë vazhdimisht prezencën në tekste të autorëve me ngjyrë, ose nga minoritetet. Ka nga ata që kanë dyshime në lidhje këtë masë të marrë. Gill Evan, profesor i teologjisë mesjetare dhe historisë intelektuale beson se kjo do të sjellë shumë pengesa në qasje. “Kjo masë  shoqërohet me lënien dhe mospërfshirjen e leksioneve mbi historinë e Perëndimit apo edhe atë të Europës, – tha Evan. – Nëse shtrembëron përbajtjen e historisë dhe të letërsisë tek kurrikulat, thjesht për të futur përmbajtje statistikore të ndryshme apo pothuaj të barabartë me kulturat e tjera, je duke humbur fokusin e historisë së vërtetë, atë që  Perëndimi e ka eksploruar këtë botë që nga shekulli XIV përmes kolonizimeve dhe formave të tjera. E kotë të pretendojmë që nuk ka ndodhur.”  Nga ana tjetër profesoreshë Priyamvada Gopal e specializuar në letërsi koloniale dhe postkoloniale e mirëpret këtë propozim. “Britania  ka një histori kontakti me pjesën tjetër të botës që nga gjeneza e mbretërisë dhe ky është ndikimi i asaj që quajmë letërsi angleze, – shprehet Gropal. Olufemi është rritur në Londër dhe pohon se shumë studentë që shkojnë për një vit shkëmbimi experience në Afrikë ndihen fajtorë për feshitizmin e kulturës afrikane. Studentët presin që me këtë masë të mund të kenë një pikëvështrim të ndryshëm për botën dhe jo vetëm nga optika e njeriut të bardhë.

 

 

Leave a Reply

Back to top button