Histori

Urheimat: Në origjinën e popullit europian

Nga vjen populli europian?

Screen Shot 2016-08-03 at 20.53.53

Origjina e pamundur aziatike

Çështja më e debatueshme midis arkeologëve dhe gjuhëtarëve është selia fillestare (nga gjermanishtja urheimat) e të ashtuquajturve “indoeuropianë”, popull që midis mijëvjeçarit të IV-ët dhe mijëvjeçarit të I-rë B.C duket se shfaqen, përveç se në Europë, edhe në Azi e në Afrikë. Por, fillimisht, mendohet se një popullsi e tillë vjen nga India dhe zbarkon në Europë vatra kulture dhe tradite: gjë që nuk ka ndodhur kurrë. Ashtu siç dëshirohet të shikohet prejardhja e popujve, që kanë lulëzuar kultura në truallin evropian, nga stepat dhe nga tundrat e lindjes dhe nga shkretëtirat e juglindjes, duke u bazuar më shumë se çdo gjë tjetër mbi tekstet biblike dhe mbi fenë e tyre. Sipas mendimit tonë koncepti i shprehur në shprehjen “ex Oriente lux” është për t’u rikonsideruar dhe sidomos për t’ju shmangur aplikimi imitues dhe akritik.

Disa mendojnë se atdheu fillestar është për t’u kërkuar në Azinë Qendrore, në një territor të ndodhur midis Turkestanit dhe Pamirit, të tjerë në të ashtuquajturën Rusi Europiane, domethënë në perëndim të Maleve Urale. Por ka dhe që mendojnë se “Urheimat” është Europa Veriore.

Sot më të shumtit tentojnë të konsiderojnë se ai është për t’u vendosur midis Gjermanisë Veriore, Elbës dhe Vistulas, deri në stepat që shkojnë nga Danubi në Urale, pothuajse në një lloj kompromisi. Në përgjithësi, prejardhja e dritës kulturore e sociale është …

[real3dflipbook id=”1254″]

Leave a Reply

Back to top button