Enciklopedike

Ushtria amerikane pretendoi se ishin fantazma (VIDEO)

RUBRIKA: Kur komplotet i bëjnë qeveritë

wandering soulGjatë Luftës së Vietnamit, ushtria amerikane u gjend në mesin e një lufte guerilase kundër një armiku që bashkohej dhe rekrutonte njerëz prej fshatarësisë vendase. Strategët amerikanë e dinin që kishin vetëm një zgjidhje: fantazmat.
ATa vendosën që të shfrytëzojnë një gojëdhënë të vjetër vietnameze, sipas të cilës shpirtërat e atyre që kishin vdekur larg nga shtëpia ishin të dënuar që të endeshin nëpër botë. Nën emrin “Operacioni Shpirti Endacak”, ekipe të operacioneve psikologjikë krijuan rregjistrimin e fantazmës së një vietkongu i cili vajtonte për zgjedhjet që kishte bërë. Një pjesë e dialogut ishte: “Miqtë e mi, po rikthehem për t’ju thënë se kam vdekur… Kam vdekur. Jam në ferr… në ferr”.
Rregjistrimi goxha trazues ishte realizuar për t’u luajtur gjatë natës, me qëllim që të tmerronte armikun dhe ky të dezertonte. Imagjinoni të jeni një fshatar vietkong 18-vjecar, që sapo të kanë rekrutuar, larg prej shtëpisë për herë të parë, duke dëgjuar jehonën e këtij rregjistrimi në xhungël, gjatë natës.
Praktikisht, nuk dihet nëse kaseta pati ndonjë efekt të drejtpërdrejtë tek ushtarët. Supozohet që vietnamezo veriorët e njihnin konceptin e rregjistrimit. Programi mund të kish qenë më i dobishëm, nëse do detyronin armikun të sprapsej duke vendosur bokse të mëdhenj me rregjistrime të shtënash të fuqishme.
Operacioni Shpirti Endacak nuk ishte hera e parë që SHBA ka patur një plan të tillë. Ndërkohë që luftonte guerilasit komunistë në Filipine, agjenti i CIA-s, Eduard Landsdale pretendoi se kishte rregjistruar rrëfimin e një spiuni të armikut. Pasi ai u ekzekutua, Landsdale e fshehu pajisjen transmetuese në varreza dhe e luante rrëfimin gjatë natës. Dukej sikur spiuni i vdekur po paralajmëronte të tjerët që të mos përsërisnin gabimet e tij. I gjithë fshati u largua nga shtëpitë në mal prej frikës, duke i lënë guerilasit aty, pa ushqime. Kështu, guerilasve iu desh të zbrisnin nga mali për të gjetur ushqime. Por aty i priste ushtria amerikane.

Leave a Reply

Back to top button