Enciklopedike

Vajzat e rritura prej nënave të gabuara. Gjykata vendos 2 milion Euro shpërblim për familjet

Screen Shot 2015-02-10 at 21.04.26Dy familje franceze që zbuluan se u ishin dhënë bebet e gabuara dhjetë vjet pas lindjes së vajzave të tyre, për shkak të një ngatërrese në maternitet, kanë marrë 2 milion Euro si kompensim. Një gjykatë në qytetin jugor të Grasses urdhëroi klinikën në Kanë që të paguajë kompensimin, i cili ishte dhjetë herë më pak nga sa kishin kërkuar familjet. Klinikës iu kërkua që të paguajë 400 mijë Euro për secilën nga bebet, që tani janë rritur bashkë me 300 000 Euro për secilin nga prindërit, si dhe 60 mijë Euro për tre vëllezër dhe motra.
Familjet zbuluan filimisht se u ishin dhënë fëmijët e gabuar pasi Sophie Serrano, tani 38 vjec, lindi një vajzë në këtë klinikë në korrik 1994. Bebja vuajti nga problemet me verdhëzën dhe doktorët e vendosën në një inkubator të pajisur me drita për të trajtuar problemin bashkë me një tjetër vajzë të sapolindur.
Megjithatë, një ndihmësinfermiere ndërroi pa dashje dy bebet dhe ndonëse të dyja nënat shprehën menjëherë dyshime për bebet, duke treguar gjatësinë e ndryshme të flokëve, ato u dërguan gjithësesi në shtëpi. Dhjetë vjet më vonë, i shqetësuar që bija e tij, Manon, nuk kish ngjashmëri me të për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës, babai bëri një test të atësisë që zbuloi se ai nuk ishte ati biologjik. Serrano zbuloi më pas se as ajo nuk ishte nëna e fëmijës, duke kërkuar kështu menjëherë një investigim si dhe duke u vënë në lëvizje për të gjetur familjen tjetër të cilës i ishte dhënë bija e tyre biologjike.
Investigimi zbuloi se në kohën e lindjes, në 1994, tre të sapolindur vuajtën nga verdhëza – dy vajzat dhe një djalë – dhe klinika kishte vetëm dy inkubatorë me drita speciale. Si pasojë, vajzat u vunë bashkë në inkubator.
Dy palët e prindërve i takuan bijat e tyre biologjike për herë të parë vetëm kur këto ishin 10 vjece, por nuk kërkuan që të shkëmbehen sërish.
Dy familjet janë distancuar nga njëra-tjetra që nga dita e takimit një dekadë më parë.
Pas vendimit të gjykatës, Manon tha: “Ishte një vendim shumë shqetësues. Gjendesh përballë një gruaje që është nëna jote biologjike por që është një e huaj për ty”. /daily mail/
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button