Horizonti.al

Vanilja përdorej si një dhuratë për mbretërit e ikur kanaanitë

Përdorimi i vaniljes, ka filluar në Amerikën e Jugut. Por provat e reja të zbuluara në një varrezë 3.600 vjeçare në Izrael, e vendosin origjinën e vaniljes disa mijëra vjet më pare, dhe 21.000 kilometra larg nga sa mendohej dikur. Mbetje të vaniljes, u gjetën në 3 poçe të vogla në një dhomë varrimi në Megido, që i përket Epokës së Bronzit.

Ato mendohej se ishin një dhuratë për jetën e përtejme, për 3 skelete njerëzish të stolisur me ar dhe argjend. Studiuesit thonë se bima e vaniljes arriti në Levant, nëpërmjet rrugëve tregtare me Azinë Juglindore. Vanilja, sot aroma e dytë më e shtrenjtë pas shafranit, ishte edhe më e çmuar dhe vlerësuar gjatë Epokës së Bronzit. Kësisoj, varri mendohet se i përkiste një figure të rëndësishme, si për shembull ndonjë mbreti kanaanit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button