Bota

Varoufakis jep dorëheqjen: U bëra armik i Eurogrupit

Screen Shot 2015-07-06 at 09.36.54Vetëm disa orë pasi populli grek i tha qartazi jo masave shtrënguese të kreditorëve përmes referendumit të 5 korrikut, ministri i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes Twitterit, ku shkruan:

“Sot po lë Ministrinë e Financave greke”.

Motivin e dorëheqjes, kreu i Financave greke e lidh me nevojën e arritjes së një marrëveshje me Eurogrupin. Këta të fundit, sipas Varufakis, janë shfaqur qartazi kundër prezencës së tij në takime.

“Pas shpalljes së rezultateve të referendumit m’u bë e ditur se pjesëmarrësit në takimin e Eurogrupit dhe partnerët e tjerë, “do të vlerësonin” mungesën time nga takimet, gjë që kryeministri gjykoi se ndoshta mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes. Prandaj dhe largohem nga Ministria e Financave. Kërkesa e kreditorëve është nder për mua”.

Gjithashtu, Varoufakis shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.

Leave a Reply

Back to top button