Histori

Varri i Santa Clausit mund të jetë gjetur nën një kishë në Turqi

Arkeologët turq kanë shuar shpresat e miliona fëmijëve duke pretenduar se kanë zbuluar vendin e mundshëm të varrit të Shën Nikollës.

Ata kanë zbuluar një tempull të paprekur dhe vendin e varrimit nën kishën e Shën Nikollës në krahinën e Antalias, ku besohet të ketë lindur, i thanë arkeologët gazetës turke Hurriyet.

“Ne kemi arritur rezultate shumë të mira, por puna e vërtetë fillon tani”, tha Cemil Karabajram, drejtori i kërkimeve dhe monumenteve në Antalia. “Ne do të arrijmë në tokë dhe ndoshta do të gjejmë trupin e paprekur të Shën Nikollës”. I respektuar për dhënien e dhuratave dhe ndihmën ndaj të varfërve, shenjtori i shekullit të 4-të ishte burimi për legjendën e Santa Claus.

Në vitet e fundit, kisha në rrethin Demre në Antalia, afër vendlindjes së tij, është restauruar dhe ajo tërheq shumë vizitorë. Demre është ndërtuar mbi rrënojat e Myras, qytetit ku besohet të ketë jetuar Shën Nikolla.

Më parë mendohej se eshtrat e Shën Nikollës u transferuan nga Demre nga marinarët që i kishin kontrabanduar ata në qytetin e Barit në Itali, ku ende qëndron Shën Basilika e Shën Nikollës.

Sipas atij versioni të ngjarjeve, eshtrat e Shën Nikollës u transferuan në Bari, ndërsa pjesët e perandorisë bizantine në Turqinë moderne ranë nën pushtuesit muslimanë, rreth Kryqëzatës së Parë, 700 vjet pas vdekjes së tij. Venecia gjithashtu konkurroi për të marrë trupin e tij dhe sot mban relike që i përkasin shenjtorit.

Bazuar në dokumentet e marra nga zona, arkeologët turq tani besojnë se eshtrat i përkisnin një prifti dhe jo shenjtorit, trupi i të cilit ende mund të jetë brenda kompleksit të tempullit. Vjedhja ndoshta ndodhi pasi kisha u dogj dhe po restaurohej.

Arkeologët kohët e fundit filluan sërish kërkimet, duke zbuluar tempullin nën kishën moderne, përmes përdorimit të radarëve të penetruar nën tokë. Ata thanë se tempulli ishte pothuajse i paprekur, por i paarritshëm, për shkak të pranisë së relieveve dhe mozaikëve të gurit që duhej të ruheshin.

Punimet e gërmimit do t’u lejojë studiuesve të hyjnë në themelet e tempullit, poshtë kishës, për të përcaktuar nëse ajo ende mban trupin e Nikollës.

Prirja e shenjtorit për të dhënë dhurata, i dha frymë legjendës së Sinterklaas në Holandë, e cila u shndërrua në Santa Claus dhe u popullarizua në SHBA nga emigrantët holandezë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button