Fiton gjithmonë e më shumë besueshmëri hipoteza që muret e varrit të Tutankhamonit fshehin një, apo edhe dy dhoma, që nuk janë eksploruar asnjëherë në kohët moderne, dhe misteri për atë që mund të mbajnë po bëhet gjithnjë e më intrigues.
Në fillim të nëntorit, Mamdouh al-Damaty, Ministri i antikiteteve të Egjiptit kishte bërë të ditur se kishte tregues në favor të ekzistencës së boshllëqeve përtej njërit, në mos du mureve, të varrit të faraonit, në Luginën e Mbretërve. Treguesit vijnë mbi të gjitha nga zbulimet e bërë me instrumenta të cilët masin nxehtësinë e lëshuar prej mureve të varrit, që rezulton të jetë jo homogjene: një fat që lë të supozohet për ekzistencën e hapësirave boshe, që mund të jenë dhoma të paeksploruara kurrë.
Në vijim, inspektime më të hollësishëm, kanë lejuar të zbulohen ndryshime strukturore në vetë muret, që në këtë pikë mund të interpretohen si pika hyrjeje në kohë të tjera.
RADARI
Kështu, Ministri ka kërkuar kryerjen e kërkimeve të tjera, që janë realizuar me një radar, për të matur shpejtësinë e përhapjes së valëve zanore në pika të ndryshme të konstruksionit. Edhe ky veprim ka konfirmuar ekzistencën e hapësirave boshe.
Të dhënat janë tashmë në duart e ekspertëve japonezë që duhet të japin verdiktin final. Megjithatë, Ministri ka nënvizuar se “zbulimet e mëhershëm jepnin 60% probabilitet që mund të kishte dhoma ende të paeksploruara, ndërkohë që tani probabiliteti është 90 përqind”. Sipas Mamdouh el-Damaty, nëse do të ketë siguri për ekzistencën e dhomave të reja të paeksploruara, brenda tre muajve do të hyhet: fillimisht me pajisje të vogla në të cilat do të vendosen telekamera, e më pas, nëse do jetë e mundur, duke hapur një rrugëkalim të vërtetë.
Kush ndodhet aty?
Pjesa më e madhe e arkeologëve, duke nisur nga Nicholas Reeves, i universitetit të Arizonës, ishte ndër të parët që ka thënë se varri i Tutankhamonit fsheh dy dhoma, hedh hipotezën që në njërën prej dy dhomave mund të ndodhet Nefertiti. /Focus-Bota.al