Analiza

Vatikan, galeri horror në kompiuterin e peshkopit pedofil

priftiËshtë ndërlikuar gjendja e monsinjor Jozef Wesoloëski, peshkopit polak të arrestuar nga xhandamëria e Vatikanit i akuzuar për Pedofili. Ish-nunci i Santa Domingos kishte edhe një arkiv sekret në kompiuterin e tij. Në brendësi të tj u gjetën 100 mijë foto dhe video me të mitur. Dyshimi është se ai ndoshta bën pjesë në një rrjet ndërkombetar pedofilie. “Galeria e horrorit”. Kështu e kanë quajtur hetuesit memorien e kompiuterit të peshkopit Jozef Wesoloëski, i arrestuar pak ditë më parë në Vatikan i akuzuar për pedofili. Me sekuestrimin e kompiuterit të tij hetuesit po kërkojnë ehe lidhje për bashkëpunëtorë me të cilët ai shkëmbente materiake pornografike me të mitur. Verifikimet po bëhen në vendet ku ai ka qenë përpara se të shkonte në Santa Domingo. Në 4 vitet e fundit janë 4 peshkopë nën hetim si dhe ndoshta 5 mijë priftërinj të denoncuar për pedofili./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button