Magazine

Vatikani dhe 5 sekretet që s’mund ti imagjinonit

Screen Shot 2016-08-15 at 22.15.24Ekzorcizmi i Papatit. Nuk është aspak e çuditshme kur vetë Ati i Shenjtë përballet me djajtë. Papa Voitila (Huan Pabloja i 2-të) kreu të paktën tri procese egzorcizmi gjatë apostullimit të tij. Me sa duket edhe Papa Francesku realizoi një të tillë në Sheshin Shën Pjetër që u vu re në imazhet e korrikut të vitit 2013. Nga Papa Benedikti i 16-të nuk ka të dhëna për asnjë ekzorcizëm, por ishte Papa që emëroi më shumë praktikantë ekzorcistë në dekadat e fundit.

Gjykata apostolike. Ndryshe nga emërtimi nuk bëhet fjalë për një burg në Vatikan. Në fakt është një gjykatë që është mbajtur sekret për 8 shekuj dhe që gjykon mëkatet në mënyrë që autoriteti ekleziastik të mos ushtrojë pushtetin e absolutizmit. Në janar të vitit 2009 u mbajt një koferencë shtypi për të sqaruar misionin e kësaj gjykate dhe për ta bërë publike.

Gjuha zyrtare e Vatikanit është gjuhë e vdekur, por latinishtja gjallon akoma mes muresh të qytetit-shtet dhe bën që romantizmi, misteret dhe sekretet që destilon ky vend i vogël të jenë tërheqëse për skenarë filmash spiunazhi. Megjithatë makineritë e tërheqjes së parave janë të vetmit që të ndihmojnë në këtë gjuhë.

Financimi. Përtej problematikave që në të kaluarën kanë bërë që Banka e Vatikanit të jetë si një lavatrice ku grupet e interesit  pastronin paratë, ajo që mbetet e sigurt është se mbështetja kryesore vjen nga të dhjetat që u dhurohen kishave nga e gjithë bota. Shuma rrotullohet rreth disa qindra milion dollarë e mjaftueshme për të mbajtur dhe mirëfunksionuar strukturën e këtij vendi.

Arkivi sekret. Arkivi është i përmasave të jashtëzakonshme. Janë rreth 600 kategori të ndryshme, 65 km rafte dhe 150 000 dokumente që u përkasin zyrtarisht 800 viteve të fundit. Dhe sigurisht që është sekret sepse në latinisht secretum përkthehet privat që do të thotë se është arkivi sekret i Papës. Personi i besuar që merret me këtë arkiv është sekretari. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button