Enciklopedike

Vatikani, lidhjet me mafian

Seria: Skandalet që tronditën Vatikanin
Marrëdhënia e trazuar e Kishës me vatikaniorganizatat e fuqishme kriminale të Italisë – që nga mafia siciliane tek ‘Ndragheta kalabreze dhe Kamorra napoletane – ka qenë prej kohësh e vështirë të qartësohet, përderisa përgjithësisht vërtitej përreth atyre që Kisha nuk i bënte. Për shumë vite, Vatikani nuk pranoi të denoncojë gangsterët. Në vitin 1964 madje, një kardinal i fuqishëm deklaroi se Mafia nuk ekzistonte, krimet e supozuar të saj ishin pjesë e një komploti komunist për të njollosur popullin sicilian. Papa Gjon Pali II as nuk e përmendu mafian gjatë një vizite në Sicili, ndonëse kjo vizitë përkoi me një shpërthim të përgjakshëm të dhunës së botës së krimit atje. Ndërkohë, mafiozë të fuqishëm lokalë shpesh herë përpiqeshin të justifikonin veprimet e tyre të dhunshëm, me një mbështjellë të fesë.
Arsyet e Kishës por mos kundërvënien ndaj gangsterëve janë të ndërlikuara. Ato e kanë origjinën që në vitin 1861, kur Italia u bashkua për herë ta parë që nga epoka e Mesjetës, nën familjen e Piedmont-Sardenjës. Si pjesë e këtij procesi, Vatikani humbi shumicën e territoreve të tij italianë, duke zemëruar Papa Piun IX, i cili u vetëshpall “i burgosur në Vatikan”. Kisha nuk u ripajtua plotësisht me shtetin italian deri në vitin 1929. Ndërkohë, Kisha u përpoq të bëjë ujdi me burime alternativë autoriteti lokal – dhe Mafia ishte një i tillë. Edhe Lufta e Ftohtë luajti rolin e saj, teksa shumë liderë mafiozë u renditën në krah të kauzës së antikomunizmit.
Marrëdhënia është proshur në vitet e fundit, fuke filluar me denoncimin e mafias nga ana e Papa Gjon Palit II në vitin 1993 (mafia reagoi duke hedhur në erë dy kisha). Deklaratat e fundit të Papa Franceskut, i cili kërkoi që mafiozët të pendohen ose të përballen me dënimin, kanë ndeshur në zemërimin e disa qarqeve – dhe tani spekulohet se Papa mund të jetë shënjestër e klaneve të fuqishëm të botës së krimit në Itali.

Leave a Reply

Back to top button