Enciklopedike

VatiLeaks

vatileaksSeria: Skandalet që tronditën Vatikanin
Eshtë e vërtetë që këto kohë nuk gjen dot një ndihmës të mirë – ja, pyesni Papa Benediktin, i cili u tradhëtua nga vetë asistenti i tij. Asistenti, Paolo Gabriele, nxorri kopje të dokumenteve konfidencialë papnorë, të cilët tashmë njihen gjerësisht si VatiLeaks.
Për disa vite me radhë, asistenti kopjonte fshehtas dokumentat duke përdorur një fotokopje që përdorej edhe nga dy sekretarë të tjerë të Papës, përpara se t’ia jepte ato gazetarit italian, Gianluigi Nuzzi. Libri që Nuzzi shkruajti “Shenjtëria Juaj: Dokumentat e Fshehtë të Benediktit XVI” paraqet një panoramë korrupsioni, thashethemesh, si dhe luftërash për pushtet në brendësi të Vatikanit.
Ka patur disa të dhëna se Gabriele ishte vetëm i sakrifikuari dhe që në fakt dokumentat e nxjerrë ishin vepër e një rrjeti klerikësh, që kishin për qëllim të dëmtonin Papën.

Leave a Reply

Back to top button