Analiza

Vdekja e bosit të gjigandit francez të naftës, De Margerie, “neglizhencë kriminale”

BosiHetuesit rusë  e kanë quajtur ‘neglizhencë kriminale” aksidentin ajëror të ndodhur në njërin prej aeroporteve më të mëdhenj të Moskës ku humbi jetën shefi ekzekutiv i gjigandit franzec të naftës “Total”.
Jet-i privat i Christophe de Margerie u përplas me një makinë pastruese të borës në aeroportin VNUKOVO në Moskë si pasojë e shikimi të keq për shkak të motit mbrëmjen e vonë të së hënës. Bashkë me të vdiqën edhe tre antarët e ekuipazhit.
Nga të dhënat e para u fol se shoferi i makinës pastruese të borës, i cili nuk pati thuajse fare dëmtime mund të kishte qenë i dehur, por avokati i tij tha se shoferi kishte ndjekur udhëzimet e dhëna nga kulla e kontrollit ajëror. Ndërsa vëllai i tij këmnguli se ai nuk pi kurrë alkool.
Zëdhënësi Komiteti rust ë hetimit Vladimir Markin tha se gjithçka kishte ndodhur për shkak të një neglizhence kriminale.
“Nuk bëhet fjalë për një seri tragjike rrethanash, por të një neglizhence kriminale të funksionarëve që dështuan në koordinimin e duhur të punës së punonjësve. Disa anëtarë të drejtorisë së ‘Vnukovos’ që mund të përpiqen të pengojnë hetimet do të pezullohen përkohësisht nga funksioni i tyre”, theksoi komiteti rus i hetimit në një deklaratë për shtyp.
Christophe de Margerie  do të shkopnte në Moskë për një takim qeveritar mbi investimet e huaja. 63 vjeçari de Margerie drejtonte një ndër katër kompanitë më të mëdha në Europën perëndimore për përpunimin dhe tregtimin e naftës dhe të dytën më të madhe në Francë. Ai ishte i njohur me nofkën miqësore “mustaqemadhi”. De Margerie nisi punë në kompaninë e naftës “Total” në vitin 1974, ndërsa shef ekzekutiv u emërua në vitin 2007.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri francez, Manuel Vals tha se “Franca kishte humbur një biznesmen lider që shndërroi kompaninë Total në një gjigant botëror.
Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi ngushëllimet e tij përmes një deklarate ku citohej se “Presidenti i vlerësonte së tepërmi aftësitë e zotit De Margerie dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve franko-ruse, por edhe më gjerë”.
De Margerie ishte një prej mbështetësve më të mëdhenj të politikave ruse për energjinë që pas fillimit të konfliktit me Ukrainën. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button