Henri II (1519-1559) në kohën e Nostradmusit ishte mbret i Francës dhe bashkëshorti i Katerina Medicit. Ky personalitet është shumë i rëndësishëm në veprat e Nostradamusit, pasi nga tërësia e tyre, është e njohur Letra (Qarkorja) dedikuar pikërisht atij. Në këtë letër, përveç parathënieve të ndryshme të ngjarjeve përshkruhet edhe njëfarë forme e çelësit të deshifrimit, duke konstatuar datën 14 mars 1557 si fillimin e rrjedhjes së tyre.
Namin për aftësitë parathënëse të Nostradamusit e ngrit pikërisht parashkimi i mënyrës tragjike të vdekjes së mbretit më 1559, gjatë një dyluftimi në turneun ceremonial, të parathënë katër vite para se të ndodhte vetë ngjarja. Kjo edhe konsiderohet si parathënia e parë e suksesshme deri sa ishte i gjallë autori. Vargjet e shkruara nga vetë autori janë gjurma më e forte materiale, prandaj parathënia e vdekjes tragjike të Henrit II duhet marrë si fillim i aktivitetit të tij të pasur.
Ja se si e ka përshkruar Nostradamusi këtë dyluftim:
Luani i ri mejdanit kur t’i qaset
Luanin e vjetër në dyluftim do ta thërmojë
Nën helmetin e artë do t’ia shkul syrin, por jo të dy
Ashtu tmershëm në vdekje do të përfundojë.
Njëkohësisht, me sukses e parathotë edhe fatin e vrasësit të tij Montogomerit:
Ai i cili me hekur vetë në mejdan
Që fitore të pabarabartë vetes i solli
Pa mbrojtje lakuriq në shtëpinë e tij
Gjashtë persona në mes të natës do ta grabisin.
Dhe me të vërtetë, Montogomeri, i cili tragjikisht e mbyti mbretin gjatë dyluftimit në një turne ceremonial, vdiq nën torturat më të ashpra, sipas gjykimit të Parlamentit, më 1574.