Horizonti.al

Vdekja e Mari Kyrit, hipnotizuesi i gjarpërinjve dhe fakte të tjera interesante

Screen Shot 2015-08-10 at 16.05.151. Andorra, vendi i vogël evropian në kufirin mes Francës dhe Spanjës, ka një normë papunësie zero përqind.

2. Në vitin 1998, një ligj të miratuar në shtetin amerikan të Virxhinias, i lejonte shoferët të mbanin viktimat e shkaktuara prej tyre në rrugë, për aq kohë sa ata e raportonin ngjarjen brenda 12 orëve të para.

3. Shkëncetarja franceze Mari Kyri, fituese e çmimit Nobel në Kimi për zbulimin e radiumit, vdiq pikërisht nga rrezatimi i këtij elementi radioaktiv.

4. Çdo vit, një mijë njerëz humbin jetën në Meksikë, për shkak të akrepave.

5. Impotenca, është argumenti kryesor për divorcin e çifteve në 26 shtete të SHBA-së.

6. Një studim ka zbuluar, se gratë që lexojnë libra romantikë kryejnë marëdhënie seksuale 74 përqind më shpesh me partnerët e tyre, sesa gratë që nuk lexojnë këto lloj romanesh.

7. Njerëzit me lëkurë të errët nuk do të rrudhen aq shpejt, sa njerëzit me lëkurë më të çelur

8. Më shumë se 260.000 njerëz janë vrarë nga aktivitetet vullkanike që nga nga viti 1700.

9. Çdo vit 7 milion tonë tekstile dhe veshjeve hidhet në plehra. Nga kjo sasi, vetëm 12  përdoret sërish ose riciklohet.

10. Një hipnotizues gjarpërinjsh në Bangladesh, gjeti në një rast 3500 kobra helmuese dhe vezët e tyre, të fshehura nën dyshemetë e dy shtëpive në periferinë e një qyteti.

Leave a Reply

Back to top button