KultureLetersi

Vdekja e Pier Paolo Pazolinit

Screen Shot 2016-03-25 at 09.03.11
Jashtë Italisë, Pier Paolo Pazolini është i njohur mirë për filmin e tij shumë të diskutueshëm të vitit 1975 “Salo”, edhe sot e kësaj dite famëkeq për skenat e tij të dhunës seksuale dhe koprofagisë. Përveç rolit të tij si një regjisor ikonathyes, Pazolini ishte gjithashtu një poet dhe intelektual i talentuar, duke gjetur në një farë mënyre kohë për të qenë homoseksual, marksist, dhe katolik.
Në orët e para të mëngjesit të 2 nëntorit 1975, disa javë para premierës së filmit në Paris, kufoma  e gjymtuar keqazi e Pazolinit u gjet në një plazh në Ostia (plazhet e qytetit duket të jenë një vend popullor për vrasje tronditëse të pazbardhura). Disa orë më parë, policia kishte arrestuar një prostitutë mashkull, 17-vjeçarin quajtur Pelo Pelozi për tejkalim shpejtësie në një Alfa Romeo, duke e akuzuar atë për vjedhjen e makinës dhe përpjekje për t’u arratisur.
Makina më pas u identifikua si e Pazolinit, dhe Pelozi rrëfeu shpejt për vrasjen e tij. Sipas Pelozit, Pazolini e kishte takuar atë natë në një stacion treni, kishin darkuar në një restorant dhe pastaj kishin shkuar në plazh. Kur Pelozi refuzoi kërkesën e tij për ta sodomizuar me një shkop druri, Pazolini e qëlloi me shkop. I dominuar nga një njeri më i madh në moshë, dhe që ishte shumë më i fortë se ai, Pelozi në panik rrëmbeu shkopin, duke e rrahur Pazolinin për
vdekje.
Ai pastaj hipi në makinë dhe u largua me shpejtësi. Pelozi u dënua fillimisht së bashku me “të tjerët e panjohur”, por autoritetet arritën të bien dakord se ai kishte vepruar i vetëm. Megjithatë familja dhe miqtë e Pazolinit nuk qenë të bindur. Eksperti mjeko-ligjor, këmbënguli se “Pazolini ishte viktimë e një sulmi të kryer nga më shumë se një person”.
Përveç kësaj, rrëfimi i Pelozit binte në kundërshtim me disa nga detajet e ngjarjes. Një triko e gjelbër, që nuk i përkiste asnjërit prej të dyve u gjet në sediljen e pasme të makinës, ndërsa një njollë gjaku u zbulua sipër makinës, në anën e pasagjerit. U raportua ndërkohë se disa motoçikleta dhe një tjetër makinë, e kishin ndjekur Pelozin para se të ndalohej nga policia.
Në vitin 2005, Pelozi e ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar pafajësinë gjatë një interviste televizive. Vrasësit e vërtetë, këmbënguli ai, ishin 3 neo-fashistë që bërtitën se Pazolini ishte një “pederast” dhe “komunist i fëlliqur” ndërsa më pas e vranë.
Ngjyrimi politik i vrasjes së Pazolinit, nuk është tërësisht i sforcuar – ai kishte kritikuar në mënyrë të përsëritur qeverinë italiane të krahut të djathtë.  Gjithësesi, miku i Pazolinit, Serxhi Kiti, nisi një hetim të vetin, duke arritur në përfundimin se Pazolini u vra teksa qe duke negociuar me një bandë hajdutësh që i kishin vjedhur një bobinë nga filmi “Salo”.
Shkrimtari Fulvio Abate, është shprehur se Pazoliniu u vra nga banda famëkeqe Magliana. Dhe pastaj është edhe kushëriri dhe miku i tij poet gei, Niko Naldini, i cili pranon versionin zyrtar të asaj që ndodhi. Pasolini, shkroi ai, ishte viktimë e “ritualeve të veta fetishiste” dhe “tërheqjes ndaj djemve, që e bënë atë të humbasë ndjenjën e rrezikut”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button