Enciklopedike

Vejusha “e zgjuar” fiton 23 miliardë dollarë

cigare padiE veja e një duhanpirësi të rregullt, që vdiq për shkak të kancerit në mushkëri ka fituar më tepër se 23 miliardë dollarë nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të cigareve në Shtetet e Bashkuara. Cynthia Robinson ka paditur në vitin 2008 prodhuesin e cigareve “R.J. Reynolds Tobacco” për vdekjen e bashkëshortit, Michael Johnson i cili ka qenë një duhanpirës i rregullt që prej moshës 13 vjeç Johnson, një shofer autobusi, u nda nga jeta në vitin 1996, në moshën 36-vjeçare, prej kancerit të mushkërrive. Ai pinte një deri në tre paketa cigare në ditë, për më tepër se 20 vjet, një zakon që e filloi në moshën 13-vjeçare. Pas një gjyqi që zgjati katër javë, një gjykatë në Pensacola, Florida, i ktheu të vesë një kompensim prej 7.3 milionë dollarësh dhe fëmijës së çiftit, 9.6 milkiionë dollarë. E njëjta juri vendosi që t’i jepte zonjës Robinson shtesën prej 23.6 miliardë dollarë. Ndërkohë, zv/presidenti i kompanisë, që prodhon firma si “Camel” tha në një deklaratë për “New York Times” se kompania planifikonte ta sfidonte këtë verdikt.

Leave a Reply

Back to top button