Sport

Vëllai i Escobar trondit Kolumbinë: Sanchez shkaktoi dy penallti, mund ta vrasin si vëllain tim!

Vëllai i ish-futbollistit Andres Escobar, ka pranuar se ka frikë nga dështimi i Kolumbisë në Kupën e Botës (eliminimi në 1/8 finale), gjë me të cilën mund të nënkuptojë që lojtarët e Kombëtares të përballen me kërcënime ndaj jetës së tyre.

Escobar u vra në Medellin, vendlindjen e tij, vetëm 10 ditë pas autogolit të tij, i cili e largoi Kolumbinë nga Kampionati Botëror i vitit 1994 në SHBA.

Duke folur në përvjetorin e vdekjes së vëllait të tij, vëllai i Escobar paralajmëroi se mbështetësit duhet të mendojnë përpara se të kërkojnë ndonjë formë hakmarrjeje ndaj ekipit, i cili u eliminua nga Kupa e Botës të martën, duke humbur ndaj Anglisë me penallti.

Duke folur për mediat kolumbiane rreth presionit, me të cilin përballeshin lojtarët e kaluar dhe të tanishëm të Kolumbisë, Sachi, i cili tani menaxhon “Universidad Catolica”, tha se familja e Carlos Sanchez, i cili shkatoi dy penallti në “Rusia 2018”, duhet të ndihet e dëshpëruar dhe e pafuqishme.

Këtë e thotë nga eksperienca personale, pas vrasjes së vëllait, shkruan Telesport. Ai pranoi se nuk kishte mësuar asgjë edhe tani, gati një çerek shekulli pas vdekjes së vëllait të tij, pse u ekzekutua.

“Si një vëlla, që e kam kaluar këtë situatë, e di se çfarë duhet të kalojë nëpër kokat e tyre.

Unë nuk dua që dikush tjetër ta kalojë këtë.

Carlos duhet të ndihet i trishtuar për gabimin që bëri dhe me shumë frikë, edhe familja e tij, gjithashtu.

Vëllai im kurrë nuk ka marrë ndonjë kërcënim, ata vetëm e qëlluan dhe e lanë të vdekur në mënyrën më kriminale.

Fakti që njerëzve ende u lejohet të thonë këto gjëra në faqet e rrjeteve sociale, madje kërcënojnë edhe me vdekje, duke i bërë lojtarët dhe familjet e tyre të kenë frikë për jetën e tyre, më tregon se asgjë e mirë nuk erdhi nga vdekja e Andres, asgjë nuk u mësua.

Këta njerëz janë të ulët, nuk janë tifozë të vërtetë të futbollit kolumbian, të cilët duhet të arrestohen dhe të futen në burg.

Por, pavarësisht se çfarë ndodhi me Andres, ende nuk ka ligje në vend për t’i ndaluar ato”.

Leave a Reply

Back to top button