Horizonti.al

Vende ndërmjet kësaj bote dhe botës tjetër: “Gjiri i Abrahamit”

Screen Shot 2016-01-17 at 21.33.17

Ungjilli sipas Lukës përmend një vend të quajtur “Gjiri i Abrahamit”, ku përmes një parabole, Jezusi tha se një lypës i vdekur me emrin Llazar qëndronte pas vdekjes. Disa shkrime hebreje e krahasojnë Gjirin e Abrahamit me një parajsë, por veprat e hershme kristiane përgjithësisht e paraqesin si një lloj vendi ku njerëzit e drejtë që kishin vdekur përpara ringjalles së Krishtit, shkonin për të pritur ardhjen e tij.

Sipas Testamentit Helenik të Abrahamit, Adami qëndron në portat e Ferrit dhe Parajsës, por më vonë ai sheh Abrahamin të ulur aty. Kjo botë e nëndheshme ishte e ndarë në dy pjesë, Gehena dhe Gjiri i Abrahamit, të ndara nga një gji i madh mes tyre. Nga njëra anë, shpirtërat e të ligjve qëndrojnë vazhdimisht mes mundimeve. Nga ana tjetër janë shpirtërat e të mirëve, që gëzojnë një lloj parajse. Megjithatë, sipas legjendave të hershme kristiane, të dy vendet ishin të përkohshëm, në pritje të ringjalljes së përjetshme në Parajsë.

Testamenti i ri thotë se Jezusi “zbriti në Ferr”, por kuptimi i saktë i atyre fjalëve ka qenë objekt debati mes teologëve kristianë, për shekuj të tërë.

Ndonëse shumë pikëpamje kristiane moderne e marrin si metaforë, doktrina tradicionale katolike thotë se Jezusi zbriti në Ferr për të marrë ata që ishin të drejtë, por që ende ndodheshin aty për shkak të mëkatit fillestar.

Në këtë kuptim, Gjiri i Abrahamit ka qenë aty ku shpirtërat e të mirëve shkonin në pritje të ringjalljes së Krishtit. Interpretime të tjerë thonë se Ferri i përmendur përfshinte tërësinë e banorëve, dhe se Jezusi shkoi të shpëtojë edhe të mirët edhe të ligjtë. Megjithatë, ky është një interpretim më pak i përhapur./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button