Blerja masive e obligacioneve qeveritare është një pjesë e madhe e armatimit të BE-së për të ndihmuar ekonomitë evropiane të rikuperohen nga pandemia e koronavirusit.
Kjo nuk është hera e parë që obligacionet janë përdorur në këtë mënyrë. Pas krizës së eurozonës, midis 2015 dhe 2018, Banka Qendrore Evropiane (ECB) bleu 2.6 trilionë euro (2.2 tn) obligacione qeveritare nga vendet anëtare të eurozonës.
Të martën gjykata kushtetuese gjermane deklaroi se roli i bankës qendrore gjermane, Bundesbank, ishte pjesërisht antikushtetues pasi nuk kishte një mbikëqyrje të mjaftueshme nga qeveria gjermane dhe Bundestag – parlamenti i Gjermanisë.
Vendimi nuk ndikon në planin e blerjes së bonove prej 750 miliardë eurosh të BE për të ndihmuar vendet anëtare të shërohen nga kriza e koronavirusit. Por gjykata thotë se Bundesbank duhet të ndalojë blerjen e bonove qeveritare në tre muajt e ardhshëm, nëse ECB nuk mund të dëshmojë se janë të domosdoshme. / bota.al