Enciklopedike

Vepra arti që janë frymëzuar nga krime realë: “The Great Gatsby”

Screen Shot 2015-09-17 at 18.23.16

I konsideruar si një shembull i “romanit të madh amerikan”, libri i F. Scott Fitzgerald përshkruan jetën e Jay Gatsbyt, një ish fermer nga Dakota e Veriut me emrin James “Jimmy” Gatz, i cili arrin të shndërrohet nga një perëndimor i pistë, në qendrën e vëmendjes në Long Island të Nju Jorkut.

Një playboy në dukje i shkujdesur me një pasuri të pafund, Gatsby është në fakt një kontrabandist, që me këtë aktivitet ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë. Në mënyrë të veçantë, paratë e Gatsbyt nga tregu i zi vijnë prej lidhjeve me gangsterin Meyer Volfsheim, i cili, siç i rrëfen Gatsby Nick Carrauayt, “është njeriu që manipuloi Kampionatin e bejsbollit në 1919”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Meyer Uolfsheim mund të jetë vetëm një person – Arnold Rothstein. Një bastexhi i pasur, i cili i shndërroi fitimet në një seri kazinosh, shtëpish publike dhe garash me kuaj, Rothsteini në fund u qëllua dhe u vra teksa luante me letra në Park Central Hotel në Manhatan.

Rothstein ishte një emër i njohur në vitet 1920, sepse ashtu si Uolfsheimi, ai luajti një rol për të fiksuar garat e kampionatit të bejsbollit, mes Chicagos dhe Cincinnatit. Në atë që u bë i njohur si skandali i Black Sox, Rothsteini si dhe të tjerë persona që merreshin me baste blenë disa prej fbejsbollistëve të Chicagos, që ata të humbisnin qëllimisht disa ndeshje, dhe në fund edhe kampionatin, me qëllim që Rothsteini dhe të tijtë të nxirrnin fitime.

Kur disa gazetarë investigues nuhatën planin e ekzekutuar shumë keq, tetë futbollistë të Chicagos, përfshirë edhe Joe Jacksonin analfabet e “pa këpucë”, që shumëkush e ka parë si viktimën më të madhe të skandalit, u ndaluan përgjithmonë nga sporti. Skandali i Black Sox jo vetëm që hidhërooi shumëkënd që ndiqte bejsbollin, por edhe nxorri në dritë realitetin e rëndë, që paratë e pista mund të kontrollojnë dhe manipulojnë në një shkallë të gjerë. Si një rrëfim për paralajmërues për idealin e Endrrës Amerikane, The Great Gatsby nuk ka asnjë dyshim që ishte frymëzuar nga Rothstein, nga kampionati i bejsbollit i vitit 1919 si dhe nga ngjitja e krimit të organizuar gjatë epokës së pasurimit të shpejtë të viteve 1920./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button